Katër punonjës të Bashkisë Korçë janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohet se favorizuan një ndërtues të komplekseve luksoze, duke iu llogaritur më pak taksa.
Prokuroria ndaj tyre ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Mësohet se Zhaneta Lubonja, Ermal Gjermani, Olvas Petro dhe Soniel Prifti janë marrë në hetim nga prokuroria e Korçës për shpërdorim detyre.
Sipas prokurorisë, dyshohet se ata kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe komplekset e luksit në disa lagje të qytetit në masë më të ulët.
Zhaneta Lubonja, drejtoresha e urbanistikës; Ermal Gjermani, përgjegjës zyre i planifikimit të territorit; Olvis Petro, specialist buxheti; Sonjel Prifti, drejtor i të ardhurave dhe tarifave vendore