Sali Berisha ka dërguar sot pranë KQZ antarët e KZAZ- ve për zgjedhjet lokaletë 14- Majit.
Ndonëse çështja e vulës mbetet ende e hapur në Gjykatë.
Deputeti Flamur Noka, është ai i cili ka dërguar listën emërore të 230 anëtarëve të Partisë Demokratike.
Edhe pse është bërë protokollimi nga ana e administratës së KQZ, mbetet vendimi i Ilirjan Celibashit për vlerësimin e ligjitimitetit.
Sakaq edhe Grupi i PD-së së Alibeajt ka njoftuar t’i dorëzojë emrat e saj ditën e hënë. PS e cila nuk ka “konkurrencë” për vendet e saj do t’i dorëzojë nesër, një ditë para përfundimit të afatit të caktuar.