fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Fier/ Shfrytëzonin 24- vjeçaren për prostitucion, arrestohen 3 tutoret, në kërkim organizatori

Tirana Press by Tirana Press
27/02/23 - 10:38
in Lajmi i Fundit
A A
25 doza kokaine gati për shitje, bie në prangat e policisë i riu në Fier
3
VIEWS

Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 persona pasi dyshohen si të akuzuar për shfrytëzim e një 24 vjeçare për prostitucion.

Pranvera Isufaj, 32 vjeç, banuese në Patos; Aleksandra Toska, 19 vjeçe, banuese në Fier dhe i një 17-vjeçareje banuese në Fier, kanë përdorur 24 vjeçarjen për prostitucion të cilin e ushtronin në banesa me qira dhe hotele. Mësohet se 32- vjeçarja Isufaj rezulton me masë sigurie “Arrest shtëpie”.

Si dhe është shpallur në kërkim organizatori A.M., 33- vjeçari i cili është dënuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë.

Lexo mëShumë

Aksident në Pogradec, 5 të plagosur

Lajmi i Fundit/Aksident i rëndë në Vorë-Fushë Krujë, shoferi humb jetën

NJOFTIMI ZYRTAR

Dhunuan dhe i hoqën lirinë një 24-vjeçareje, si dhe e shfrytëzuan atë për 2 muaj për prostitucion, kapen dhe arrestohen 3 shtetase. Shpallet në kërkim organizatori i veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, i cili bashkëpunoi me 3 të arrestuarat për t’i hequr lirinë 24-vjeçares dhe për ta imponuar atë, për prostitucion. Organizatori dhe njëra nga të arrestuarat , me precedent penal të mëparshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas po shfrytëzonin një 24-vjeçare për prostitucion, kanë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi një procedim penal për këtë rast.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi proaktiv dymujor, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Imponimi”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, i shtetaseve:

Pranvera Isufaj, 32 vjeç, banuese në Patos; Aleksandra Toska, 19 vjeçe, banuese në Fier dhe i një 17-vjeçareje banuese në Fier. 32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Fier, organizator i kësaj veprimtarie kriminale (i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë).

33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetaset e ndaluara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, në banesa me qira dhe hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para drejtësisë të 33-vjeçarit, organizator i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Tags: Prostitucion

Artikuj të Ndërlidhur

Lajmi i Fundit

Aksident në Pogradec, 5 të plagosur

07/08/24 - 12:33
4
Automjeti përplaset me motorin, një i plagosur në Korçë
Aktualitet

Lajmi i Fundit/Aksident i rëndë në Vorë-Fushë Krujë, shoferi humb jetën

15/01/24 - 09:32
13
Lëkundjet sizmike trondisin Turqinë perëndimore, ja epiqendra 
Aktualitet

Tërmet 4.5 ball! Lëkundjet u ndjen në disa qytete të vendit

14/01/24 - 01:21
69
LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë qytetari në Gjykatën Penale të Tiranës
Lajmi i Fundit

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë qytetari në Gjykatën Penale të Tiranës

12/01/24 - 11:59
20
Next Post
Kina i përgjigjet me të njëjtën monedhë SHBA-së/ Bllokon ChatGPT pasi mendon se shpërndan propagandë online

Kina i përgjigjet me të njëjtën monedhë SHBA-së/ Bllokon ChatGPT pasi mendon se shpërndan propagandë online

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.