fbpx
E premte, 20 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Elon Musk emëron Linda Yaccarino, si CEO-n e re të Twitter

Tirana Press by Tirana Press
13/05/23 - 09:20
in Biznes, Ekonomi
A A
Elon Musk emëron Linda Yaccarino, si CEO-n e re të Twitter
7
VIEWS

Elon Musk ka emëruar ish-shefen e reklamave të NBCUniversal, Linda Yaccarino, si CEO-n e re të Twitter, ndërsa kompania po përpiqet të ndryshojë rënien e të ardhurave nga reklamat.

Yaccarino do të marrë përsipër një platformë të mediave sociale të mbushur me sfida dhe një ngarkesë të madhe borxhi, pasi ajo kaloi disa vite duke modernizuar biznesin e reklamave në NBCUniversal, e cila është në pronësi të Comcast Corp.

Përmes një postimi në Twitter Musk ka njoftuar se:

Lexo mëShumë

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

“Jam i emocionuar të mirëpres Linda Yaccarino si CEO e re e Twitter!”.

“@LindaYacc do të fokusohet kryesisht në operacionet e biznesit, ndërsa unë fokusohem në dizajnin e produktit dhe teknologjinë e re.”

Që kur Musk bleu Twitter në tetor, reklamuesit janë larguar nga platforma e mediave sociale, të shqetësuar se reklamat e tyre mund të shfaqen pranë përmbajtjes së papërshtatshme pasi kompania humbi gati 80% të stafit. Musk në fillim të këtij viti pranoi se Tëitter pësoi një rënie masive në të ardhurat nga reklamat.

“Trajektorja e Twitter do të marrë menjëherë një kthesë 180 gradë” nën udhëheqjen e saj, tha një konsulent marketingu.

“Unë mendoj se (Yaccarino) ka ngjitur çdo mal që mundi në NBCU dhe e bëri atë në mënyrë të përsosur. Dhe nuk ka sfidë më të madhe se rivendosja e rendit në Twitter,” tha ai.

Ndërsa Musk tha se Yaccarino do të ndihmonte në ndërtimin e një “aplikacioni për gjithçka”, për të cilin ai ka thënë më parë se mund të ofrojë një sërë shërbimesh si pagesat nga kolegët, zgjedhja e tij e një veterani reklamash sinjalizoi se reklamat dixhitale do të vazhdojnë të jenë fokusi kryesor i biznesit.

Musk ka pushuar mijëra punonjës të Twitter-it, ka nxituar lançimin e një produkti abonimi që lejonte mashtruesit të imitonin markat kryesore dhe pezulloi përdoruesit me të cilët ai nuk ishte dakord.

Miliarderi është fokusuar në Twitter Blue, një veçori abonimi që u kushton përdoruesve 8 dollarë në muaj për të verifikuar llogaritë e tyre, por nuk rezultoi i sukses’shëm.

Studiuesi i pavarur Travis Brown, i cili ka gjurmuar numrin e abonentëve të Tëitter Blue me kalimin e kohës, vlerësoi se kishte 619,858 klientë që nga 30 prilli.

“Tëitter ka nevojë për besueshmëri me komunitetin e reklamave,” tha Greg Kahn, shefi ekzekutiv i konsulencës mediatike GK Digital Ventures. “Linda ka demonstruar besimin e saj, natyrën e saj inovative për të sjellë partnerë të rinj në tryezë dhe një stol të thellë marrëdhëniesh.”

Elon Musk, CEO i prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla, përfundoi blerjen e Twitter në tetor për 44 miliardë dollarë. Ai komunikoi se punësimi i Yaccarino do ta lejonte atë të kalonte më shumë kohë duke drejtuar Tesla.

Të enjten, Musk postoi në Tëitter se kishte gjetur një CEO pa identifikuar se bëhej fjalë për Yaccarino. Një person i afërt me Yaccarino tha se postimi i Musk në Twitter mund të ketë përshpejtuar orarin që ajo t’i bashkohet Twitterit, gjë që do të ishte surprizë për aksionerët e Tesla.

Aksionet e Tesla pësuan rënie 2.4% në 167.98 dollarë të premten, ndërsa aksionet e Comcast ranë 0.4% në 40.21 dollarë.

Tags: Elon MuskLinda Yaccarino

Artikuj të Ndërlidhur

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat
Ekonomi

Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

28/08/24 - 12:30
6
Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro
Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

26/08/24 - 08:21
21
Si të sigurohen pensionet në Gjermani?
Ekonomi

Ja kategoria e pensionistëve që do të marrë më shumë para pas tetorit

21/08/24 - 09:30
18
Indeksi i Biznesit, marrëdhëniet me Doganat janë përmirësuar ndjeshëm në tre vitet e fundit
Biznes

Indeksi i Biznesit, marrëdhëniet me Doganat janë përmirësuar ndjeshëm në tre vitet e fundit

10/08/24 - 04:40
3
Next Post
Ukraina rimerr tokën rreth Bakhmutit

Ukraina rimerr tokën rreth Bakhmutit

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.