Deputeti Edmond Spaho shprehet se prej 2 vitesh jan duke goditur pluralizmin në Shqipëri, nëpërmjet sulmeve ndaj PD-së dhe Berishës.
Ai shprehet për kryeministrin, se ky i fundit është i frikësuar nga Berisha dhe demokratët, këtë e bënë duke përdorur ‘nongratat’. Spaho thotë se jo vetëm në bashkinë Korçë, po zgjedhjet e 14 majit do jenë të demokracisë (ku i referohet PD-së si fituese).
Edmond Spaho: “Këto janë zgjedhje politike. Tregojnë forcën dhe vrullin e PD-së. Prej 2 vjetësh po përpiqen të godasin pluralizmin në Shqipëri. Brenda dhe jashtë vendit kanë sulmuar PD-në dhe Berishën. Kanë frikë nga ne, ka frikë Edi Rama. Sepse e di që nëse ka një person që e rrëzon nga pushteti, është Berisha dhe demokratët.
Ndaj investoi për ta shpallur non-grata, për ta eleminuar PD-në. A ka mundësi që të heqim dorë ne nga pluralizmi? Ne që në 90-ën luftuar përë demokracinë dhe pluralizmin? Nuk ka asnjë mundësi. Ne do ua tregojmë atyre në 14 maj, jo vetëm në bashkinë e Korçës. Nuk ka vulë dhe regjistrim që ndal fitoren tonë. Ne do i dalim Zot demokracisë, përpara drejt fitores në 14 maj.”