Drjetuesi i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook thotë se me 11 shkurt Shqipëria marshon drejt Tiranës. Si dhe nënvizon se shqiptarët do të bëhen bashkë kundër regjimit.
Sipas kreut të PD i vetmi qëllim i kryeministrit Edi Rama është asgjësimi i pluralizmit dhe demokracisë, ndërsa bën thirrje që shqiptarët të bëhen bashkë për të mbrojtur të ardhmen e vendit.
“Me 11 shkurt në ora 12:00 Shqipëria marshon drejt Tiranës! Tirana derdhet në rrugët dhe sheshet e saj!”, shkruan Berisha.