Mbrëmjen e së enjtes u mbajt nata e dytë gjysmë finale e kompeticionit më të madh muzikor Evropian Eurovision i cili për shkak të luftës që po ndodh në Ukrainë.
Shqipëria konkuroi e 14-ta në renditje ku u përfaqësua denjësisht
nga Albina dhe Familja Kelmendi.
Kënga e cila trajton një plagë të madhe sociale të shoqërisë kudo në botë,
u prit shumë mirë nga publiku dhe u kualifikua e para.
E veshur me një kostum të zi dhe pelerinë, me punim që sjell në vëmëndje gruan ilire
Albina Kelmendi rrëmbeu vëmëndjen e miliona shikuesve.
Ndonëse u kualifikua për në finalen e madhe e cila do të mbahet të shtunën e 13-majit;
sipas një sondazhi të bërë në faqen zyrtare të Eurovision world.com
Familja Kelmendi renditet në vendin e 12-të me 2% të votave, e toplistën e kryeson
Zvicra me 18% në vend të parë, që pasohet nga Finlanda me 16% në vend të dytë, dhe Israeli me 8% në vend të tretë.