fbpx
E martë, 24 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Dozat e reja të vaksinës ndaj kancerit të qafës së mitrës, ministrja: Deri tani 2400 të vaksinuara

Tirana Press by Tirana Press
15/02/23 - 10:00
in Politikë
A A
Dozat e reja të vaksinës ndaj kancerit të qafës së mitrës, ministrja: Deri tani 2400 të vaksinuara
1
VIEWS

Dy mijë doza të tjera vaksinas ndaj kancerit të qafës së mitrës kanë mbërritur në vendin tonë. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bashkë me bashkë me drejtues dhe ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, panë nga afër procesin e vaksinimit kundër HPV të vajzave 13-vjeçare në Qendrën Shëndetësore nr.6 në Kombinat.

Manastirliu tha se do të vijojnë me fushatën për vaksinimin e vajzave dhe bëri me dije se deri më tani 2400 prej tyre e kanë marrë vaksinën.

“Ne do të vijojmë fushatën kombëtare të vaksinimit kundër HPV dhe që në muajt e parë të aplikimit të vaksinës janë 2400 vajza të cilat janë vaksinuar dhe kemi patur një përthitje maksimale të vaksinave. Ndërkohë që kemi tashmë të mbërritura 2000 vaksina të tjera, të cilat menjëherë janë shpërndarë në të gjithë territorin. Përfshirja e kësaj vaksine në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit e bën tashmë vaksinën të aksesueshme nga i gjithë targeti përfitues, që janë vajzat 13-vjeçare”, – tha Manastirliu.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Ministrja Manastirliu u shpreh se kjo ishte një arritje në mbrojtje të shëndetit të vajzave, teksa tha se është rritur ndërgjegjësimi për kryerjen e vaksinës ndaj HPV.

“Kjo me të vërtete është një nga ato vendime që të gjithëve ne na ka bërë krenarë dhe të gjithë ne ndihemi shumë mirë që kemi dhënë një mundësi më shumë për vajzat tona, për të qenë të shëndetshme, ndaj faleminderit vajzave që sot janë këtu për ta shpërndarë lajmin edhe tek shoqet tuaja, por shumë faleminderit edhe prindërve që kanë një rol të jashtëzakonshëm në vetëndërgjegjsimin, por gjithashtu edhe ndërgjegjësimin e rrethit të tyre shoqëror”,- nënvizoi Manastirliu.

Vaksina kundër HPV është përfshirë në programin kombëtar të imunizimit për të gjitha vajzat që mbushin moshën 13 vjeç. Vaksina HPV ofrohet në një dozë të vetme, bazuar në vlerësimin e Komitetit Kombëtar të Ekspertëve të Imunizimit dhe në rekomandimet e grupit të ekspertëve të OBSH.

Tags: Kanceri qafës së mitrësVaksina

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj, horoskopi për ditën 18 janar 2023

Mardhënies në dashuri kushtojini më shumë vëmendje, horoskopi për sot

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.