fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Dosja për Xhaçkën/ PS konfirmon votën për dërgimin e çështjes në Kushtetuese

Tirana Press by Tirana Press
11/04/24 - 10:14
in Politikë
A A
Dosja për Xhaçkën/ PS konfirmon votën për dërgimin e çështjes në Kushtetuese
5
VIEWS

Partia Socialiste ka konfirmuar qëndrimin për çuarjen në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Në Kuvend, deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka kërkuar ndërprerjen e seancës së sotme parlamentare, duke deklaruar se opozitës nuk i është vënë në dispozicion raporti i maxhorancës në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi akuzoi për shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, teksa theksoi se deputetët e opozitës nuk mund të votojnë pa ditur qëndrimin e deputetëve socialistë dhe se për çfarë duhet të votojnë.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

“Ne kemi në rend dite vendimin e Kuvendit për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Një praktikë jo normale parlamentare, jashtë asaj që u vendos në Komisionin e Rregulloreve dhe Mandateve. Ne deputetët e opozitës nuk kemi akoma raportin e maxhorancës në Këshillin e Rregullores dhe Mandatit. Ndryshe nga praktika disavjeçare ku Këshilli merr një vendim, ju nuk guxuat të merrnit një vendim, latë një afat deri të mërkurën dhe ne sot nuk e dimë qëndrimin tuaj dhe çfarë do votojnë deputetë e maxhroancës dhe opozitës. Duhet të ndërprisni seancën dhe ne të njihemi me qëndrimin tuaj. Zbatoni rregulloren dhe na vini në dispozicion raportin e shumicës. Caktuat si afat të mërkurën, afatin e kaluat dhe në sistem është vetëm raporti ynë. Nëse nuk e keni gati ndërprisni seancën. Nuk mund të nisë seanca pa patur ne raportin për një çështje të kësaj rëndësie”, tha Bardhi.

Ndërkohë, kryeparlamentarja Lindita Nikoll dhe kreu i Grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, deklaruan se raporti i maxhoranës ishte në sistem. Çuçi tha se, shumica socialiste kishte dalë me një vendim nga Këshilli i Mandateve në lidhje me këtë çështje, për ta çuar vendimmarrjen në Kuvend.

Ai shtoi se sot në Kuvend deputetët do të votojnë një projektvendim për të çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Raportin e kemi përfunduar dhe nuk dyshoj që është në sistem. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJK që në momentin e parë ku kemi thënë që shfuqizon të dy vendimet që janë marrë nga parlamentin në lidhej me papajtueshmërinë e deputetes Olta Xhaçka. Nuk është e vërtetë që nuk dolëm në një konkluzion në mbledhjen e Byrosë, dolëm qartë që do ta çojmë çështjen, vendimmarrjen në Kuvend sepse kështu na detyron Kushtetua. Sot do të votojmë një projektvendim për të çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese sipas procedurës së rrjedhur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Edhe me raportin tashmë që e panë që është në sistem do të njihen”, theksoi Çuçi.

Xhaçka Strategjike

Në 15 Korrik të vitit 2021, Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Investimeve Strategjike, i jep statusin special projektit “Dreamades Luxury Suites”. Projekti synon ndërtimin e një kompleksi turistik hoteleri dhe rezidencial me 5 yje në zonën e Gjilekës, në Himarë.

Investimi parashikohet në vlerë 5.556.192 euro. Subjekti aplikues është kompania “AG.TCC” shpk., në pronësi të Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Për këtë investim, Këshilli i Ministrave, po nën drejtimin e Edi Ramës, miratoi të drejtën e shfrytëzimit të bregut para resortit, për llogari të kompanisë “AG.TCC Hotel Management”, në pronësi të kunatës së Olta Xhaçkës, shtetases amerikane Tawni Lin Grzych-Sutton.

Çështja u kthye në debat politik mes mazhorancës dhe opozitës dhe përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, pas padisë të dy grupeve – PD-së zyrtare dhe Rithemelimit. Me vendim final, Kushtetuesja vendosi që duhet të jetë Kuvendi institucioni që duhet të depozitojë në GJK kërkesën për mospërputhshmërinë për mandatin e ish-kryediplomates dhe jo deputetët.

Çështja është zvarritur për më shumë se 1 vit nga mazhoranca socialiste në Kuvend, që këtë të enjte pritet të japë votat për ti dhënë dritën jeshile shqyrtimit të papajtueshmtërisë të mandatit të Xhaçkës nga Kushtetuesja.

Çështja “Xhaçka” u rikthye në vëmendjen e opozicionit publik së fundmi, pasi hetimet e SPAK faktuar se toka që Gaçi përdori për të marrë statusin e investitorit strategjik ishte përfituar me dokumente false.

Ish-kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro dhe zyrtarë të tjerë lokale u arrestuan për procedimin penal. Ndërkohë, toka ku planifikohet të zhvillohej investimi është sekuestruar.

Deri në këtë fazë të hetimeve, SPAK nuk ka ngritur akuzë penale ndaj Artan Gaçit.

Tags: hetime.Kushtetueseolta xhackaPS

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Kishte kthyer stanin në laborator kanabisi, arrestohet vëllai i deputetit socialist të Lezhës

Kishte kthyer stanin në laborator kanabisi, arrestohet vëllai i deputetit socialist të Lezhës

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.