fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Do të bëjë të pamundurën Afrimi”, kush është kryeinfermieri që ‘ndante’ ilaçet për të sëmurët me kancer (përgjime)

Tirana Press by Tirana Press
26/06/24 - 10:01
in Aktualitet
A A
“Do të bëjë të pamundurën Afrimi”, kush është kryeinfermieri që ‘ndante’ ilaçet për të sëmurët me kancer (përgjime)
15
VIEWS

Detaje të reja janë zbardhur nga skema e abuzimit në spitalin Onkologjik në QSUT, ku mjekët dhe punonjësit e çdo lloj rangu ishin të përfshirë në një skandal me pacientët me sëmundje tumorale.

Mjekët dhe punonjësit e spitalit mashtronin pacientët për radhë në QSUT dhe i orientonin ato drejt klinikave private. Përveç kësaj, ata merrnin ilaçet e kimioterapisë që janë monopol i shtetit shqiptar dhe ua jepnin farmacive private dhe pacientëve që nuk ishin në radhë.

Rol kryesor në këtë skemë ka patur Afrim Ruçi, kyeinfermieri i Onkologjikut, i cili siç del në përgjime në shumë raste ka bërë rolin e sekserit dhe shërbente si urë lidhëse mes mjekëve, por dhe farmacive e pacientëve për të siguruar ilaçet e komioterapisë.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

PËRGJIMET:

Afrim mirëmëngjes. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL dhe Afrimi i përgjigjet: Mgjs. Ok. Në datën 04/12/2023 ora 15:09 Afrimin e telefonon një numër

Afrimi: He Rudi.

Rudi: Të lutem fut dikë në sistem që ti bëjë 6 se mi kërkojë.

Afrimi: A ti bëj nesër më mirë?

Rudi: Jo jo a se ke Ketën aty?

Afrimi: E mirë, mirë hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a?

Rudi: Po, 6 flakonë.

Në datën 01/12/2023 në orën 10:27 e telefonon një tjetër person.

Afrimi: Alo

Nr.telefonit: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj Bianushës që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ja kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.

Afrim: Ja të them për pak se jam tek pediatria me çunin.

Nr.telefonit: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.

Në datën 30/11/2023 në orën 15:15 merr një sms:

Sms Text: Afrim nesër në mëngjes të pres për firma se u mbyll muaji. Klm

Në datën 30/11/2023 në orën 10:22 e telefonon një numër.

Afrimi: Hë Besa.

Besa: Nuk ka ilaç?

Afrimi: Po pra për momentin jo, jemi në pritje për të ardhur,

Besa: Unë fola me Mirelën, nuk më tha s’kemi. Më tha ‘kush ta dha ty këtë?!’.

Afrimi: Fole? Mirela ashtu thotë

Besa: Unë e dua sa më shpejtë se kam vajzën që niset për Angli t’i them rruga mbarë të paktën.

Afrimi: Hajde se do të bëj të pamundurën Afrimi.

Në datën 14/12/2023 në orën 13:38 Afrimi merr një telefonatë

Afrimi: He vëlla.

Telefonata: Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro cik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim. Ku je ti?

Afrimi: Unë jam lart në zyrë.

Telefonata: Mire ja do vijë lart tek zyra kjo.

Në datën 14/12/2023 ne oren 11:31 ka një bisede si më poshtë vijon:

Afrimi: Alketa është një pacient i Sotiraqit për Erlotinib tableta.

Alketa: Ok.

Në datën 14/12/2023 në orën 10:14 Afrimi merr një telefonatë:

Telefonata: O adash ca bën si ke qenë?

Afrimi: Mire adash ti ca bën?

Telefonata: Të’t pyes kam një mikun tim nga Përmeti që i ka dhënë rekomandim kurë ai kirurgu i Gjirokastrës për aty tek ju në date 24 janar. Po është pak vonë, na duhet diçka më shpejt se s’merr dot as kempin po nuk bëri konsultën aty.

Afrimi: Unë s’jam aty tani se jam tek urgjenca. Jepi numrin dhe të më presë. Është ai Elidoni sot aty o burrë ai s’fut pa planifikim. Ia ke nr. Atij ti?

Telefonata: Jo s’ja kam. Po Naqellari është aty?

Afrimi: Po o burrë fol me Naqellarin, i mbaron punë Naqellari direkt.

Telefonata: Po diskutojmë linjën Naqellari njëherë, po ashtu kalojmë tek ty.

Afrimi: Ok mirë, shumë mirë.

Gjina: Është një njeriu i Megit që punon në Drejtori.

Emiljano: Prit, prit. Mos na ngatërroni në ditët e Elidonit. Mos pranoni të bëni asnjë nder në këtë ditë se nxirrte shumë problem

Gjina: Unë i premtova por jo sot

Emiljano: Hajde se flasim hajde.

Tags: ilace per te semruet me kancermjekuiOnkologjikskandla

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
“Kape shtrëngoje Mondin, dua lekët thuaj”, PËRGJIMET mes mjekëve të Onkologjikut: 5 operacione i kap, brenda javës bëhesh për ‘Maldive’

Skandali tek Onkologjiku! Protestë sot në orën 19:00 para ministrisë së Shëndetësisë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.