fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“Dhënia e pasurisë publike bashkëshortit për qëllime fitimi”, Gjykata Kushtetuese nis seancën për mandatin e Xhaçkës

Tirana Press by Tirana Press
18/01/23 - 10:33 - Updated On 04/02/23 - 12:59
in Politikë
A A
“Dhënia e pasurisë publike bashkëshortit për qëllime fitimi”, Gjykata Kushtetuese nis seancën për mandatin e Xhaçkës
3
VIEWS

Këtë të mërkurë ka nisur seanca për mandatin e Ministres së Jashtme Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese. Në seancën e sotme do të shqyrtohet kërkesa e 14 deputetëve të Partisë Demokratike.

Sipas kërkesës, Xhaçka, aktualisht ministre për Europën dhe Punët e Jashtme në qeverinë “Rama” ka përfituar drejtpërdrejt të mira publike nëpërmjet vendimeve të Komitetit të Investimeve Strategjike në favor të kompanive në zotërim të bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist, Artan Gaçi dhe familjarëve të tjerë të ministres.

Kërkesa është firmosur nga 14 deputetë të kësaj partie dhe i referohet neneve kushtetuese që ndalojnë deputetin që të përfitojë të mira publike.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

“Dhënia e pasurisë publike për qëllime fitimi dhe ushtrimi të veprimtarive fitimprurëse është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve kushtetuese dhe ligjore, që ndalojnë deputetin dhe për efekt të ligjit bashkëshortin e tij, të përfitojë pasuri të shtetit apo të kryejë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuritë e shtetit. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, sipas neneve 70/2-3 dhe 71/2/c të Kushtetutës,” thuhet në kërkesën e PD.

Deputetët e PD-së arsyetojnë se bazuar në ligjin nr. 9367/2005 për konfliktin e interesit provohet se deputetja Xhaçka ka kryer veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit.

Tags: Kerkesa e PDOlta Xhaçka

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Reshjet intensive, nisin shkarkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës. Pa drita disa zona në Shkodër

Reshjet intensive, nisin shkarkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës. Pa drita disa zona në Shkodër

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.