fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Deputeti i PD ironizon në Kuvend gjobën ndaj fermerëve: Qeveria ju tha mbillni hashash, ju qepë!

Tirana Press by Tirana Press
26/07/24 - 11:30
in Politikë
A A
Deputeti i PD ironizon në Kuvend gjobën ndaj fermerëve: Qeveria ju tha mbillni hashash, ju qepë!
7
VIEWS

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, në fjalën e tij në Kuvend ka sjellë shqetësimet e fermerëve, të cilët para disa ditësh dolën në protestë për të kërkuar mbështetje të qeverisë ndaj tyre.

Nallbati ka ironizuar qeverinë, duke folur si të ishte pjesë e mazhorancës, teksa i “drejtohej fermerëve” me fjalën ‘turp’.

Ironizimi për qeverinë ka ardhur për shkak të gjobës së vënë ndaj fermerëve që dolën në protestë, e cila arrinte deri në vlerën 1 milionë lekë.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Bledion Nallbati:

Kam për të thënë disa fjalë atyre fermerëve që dolën në protestë, në emër të qeverisë: Po si nuk keni turp ju fermerë që dilni e protestoni në rrugë? Flisni e thërrisni, shqetësoni qeverinë, e i prishni gjakun? A nuk e dini ju, që janë kohë pushimesh? Një avaz ju, prodhimet, prodhimet…

Qeveria ju tha mbillni hashash, ju qepë. Qeveria ndërtoi laboratorë moderne droge, ju prap patate. Qeveria ndërton kulla, ju kasolle.

Turp të keni. Na e nxite faqen e na prishët imazhin e vendit. Pse me qepë e patate do zhvillojmë ekonominë e vendit ne?

Në Evropë shkohet me makijazh e botoks, jo me djersë e me baltë.

Prandaj thirrini mendjes fermerë, e hiqni dorë. Hiqni dorë nga këto budallalëqe, se ka 12 vjet qeveria, që ju thotë nuk ka para për bujqësinë. Për bujqëinë nuk na plas!

Prandaj tërhiquni nga kërkesat tuaj. Kjo qeveri ka 12 vite që ju thotë ne nuk kemi kohë për bujqësinë, ju prap prodhimet, bujqësia.

Po kush ju ka thënë ju, të mbillni qepë, patate, domate, mollë. Pse i mbaruan Serbisë këto, Rusisë, që t’i mbillni ju?

Tags: fermerGjobaKuvendnallbatirionitender

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Kavajë/ Zjarr në një sipërfaqe me pemë, evakuohen banorët

Kavajë/ Zjarr në një sipërfaqe me pemë, evakuohen banorët

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.