fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Dan Hutra e goditi disa herë me thikë, rrëfehet Alketa Hysa: Kam mbetur invalide, foshnja e motrës është…

Tirana Press by Tirana Press
05/03/24 - 01:42
in Aktualitet
A A
Dan Hutra e goditi disa herë me thikë, rrëfehet Alketa Hysa: Kam mbetur invalide, foshnja e motrës është…
7
VIEWS

Alketa Hysa, ka treguar se ka ngelur e paralizuar pasi u masakrua me thikë nga ish-bashkëjetuesi i saj, Dan Hutra gjatë ngjarjes tragjike të 1 marsit 2023, ku ky i fundit i vrau të motrën dhe kunatën e saj. Ajo foli mes lotësh për gjendjen e saj shëndetësore pasi iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirugjikale. Alketa Hysa, e cila është larguar nga Shqipëria, tha se ka marrë kujdestarinë e plotë të djalit të saj, si edhe të mbesës, vajzës se Mevlute Hysa, e cila u vra nga Dan Hutra.

“Kam mbetur invalide (qan). Nuk punoj dot, kryej vetëm nevojat personale. S’kam folur akoma me mjekët këtu. Mua më la pa këmbë, mbesën pa nënë dhe vëllain pa familje. Djali është me mua, Dan Hutra për fëmijën tim nuk ekziston. Kam edhe vajzën e motrës. Nuk ka komunikime me familjarët e babain të saj. Kujdestarinë e plotë të djalit e kam marrë rreth 2 javë më parë”, tha ajo.

Si ndodhi masakra

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Dan Hutra, një ish-i dënuar për vrasjen e gruas në 2007, kreu dy vrasjet e para në orën 12:30 të mesditës së 1 marsit 2022 në Kodër Kamëz. Një person me precedentë të shumtë penalë, i cili sapo ishte liruar nga burgu. Por mesa duket ai nuk kishte reflektuar pas krimeve të rënda që kishte kryer, duke shkaktuar një masakër.


Ai vrau në oborrin e banesës së ish-bashkëjetueses së tij motrën e saj Mevlute Hysa, 30 vjeç. Si dhe la të vdekur të fejuarën e vëllait të ish-partneres së tij, Hasime Dafku, po 30 vjeç. Gjithashtu të plagosur mbetën Kujtime Hysën, nëna ish-bashkëshortes së tij si edhe Alketa Hysa. Jo shumë larg vendit të kësaj ngjarje, disa orë më vonë një tjetër vrasje tronditi opinionin publik.

Edhe në këtë rast viktimë u bë një grua. Ajo rezultoi të jetë Etleva Kurti, e cila u qëllua brenda oborrit të banesës së prindërve në Kamëz. Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i cili po vuan dënimin për vrasjen e biznesmenit Agim Buci dhe plagosjen e gruas së tij, gjatë një tentative për grabitjen e një marketi.

Dan Hutra ishte një person me rekorde të pafundme kriminale në familje dhe në vitin 2007 rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës. Siç u raportua, ai goditi 2 herë me thikë në zemër bashkëshorten Dafina Havalja, në atë kohë vetëm 25 vjeçe. Por ky duket se nuk ishte veprimi i parë i dhunshëm që Dan Hutra kishte kryer brenda familjes. Pasi ai thuhet se para se të martohej me Dafina Havaljan, ai ishte dënuar për heqjen e lirisë së nënës dhe kunatës së tij dhe tentativën për përdhunimin e tyre, krime për të cilat thuhet se kreu vetëm 3 vite heqje lirie.

Ndërsa u kthye sërish në qeli në vitin 2007 si vrasës i bashkëshortes së tij të parë, krim të cilin e pranoi edhe para gjykatës. Ai tha se ishte ai vrasësi i gruas së tij, Dafinës, për të cilën deklaroi se e kishte goditur me thikë pasi ishin grindur dhe se gjithçka e kishte bërë pa vetëdije.

Tags: . rrefimalketa hysaDan Hutra

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
“Pëllumb Meta nuk u vra nga fëmijët”, ish-drejtuesi i policisë: Një tjetër dorë ka vepruar

“Pëllumb Meta nuk u vra nga fëmijët”, ish-drejtuesi i policisë: Një tjetër dorë ka vepruar

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.