Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në një program televiziv, ka folur edhe për investimin e premtuar në ishullin e Sazanit. Manjani u shpreh se, në Shqipëri investitorët përballen me shtetin e korruptuar, por këtë herë investitori nga bota Arabe shkoi dhe pagoi komisionin direkt tek dhëndërri i Vipit dhe ky i fundit duke përdorur edhe autoritetin e vipit, do të vijë në Shqipëri për të investuar.
‘Ka investitorë plot sot, përgjithësisht që vijnë nga lindja dhe bota arabe ka shumë dhe sjellin projekte që mund të bëhen në Ballkan në Shqipëri. Se këto projekte nuk i bën dot në Itali, se ka histori, ka kulturë, etj., nuk i bën dot në Spanjë dhe Portugali.
Janë shumë më të virgjëra në kuptimin e investimit, shtete si Shqipëria. Por shtete si Shqipëri kanë një problem shumë të madh, janë të korruptuar dhe ti je investitor. Si do të trokasësh në derën e një të korruptuari. Të mirëpret, por të krijon një klimë pasigurie të frikshme.
I thyen biznesmenit 60 kocka atij që bëri Porto MonteNegron në Mal të Zi.
Erdhi investitori nga bota arabe, donte të bënte resort me 8 yje plus, iku çau ferrën në Mal të Zi, se trokiti këtu, por e çuan te sekseri. Sepse kushdo i huaj që ka ardhur në Shqipëri i kemi thënë, ik me filanin, me fistekun.
Arabi erdhi këtu sepse ka parë rastin pararendës, por ka shkuar dhe ka paguar komisionin legalisht tek dhëndërri i Vipit. Ka paguar komisionin dhe dhëndërri i Vipit, do të përdorë edhe autoritetin politik për të ju thënë këtyre legenëve, që jeni legenë dhe as korrupsion nuk meritoni.
Kjo është e vërteta e kësaj dhe ky është turp i madh për ne si komb, si shtet, si qeveri. Kjo është të ulësh kokën atje ku nuk ngrihet më’, deklaroi Ylli Manjani.