Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, ka hapur sot me mesazhin e tij, protestën kombëtare të opozitës përpara Kryeministrisë.
“Sa shumë jemi! – tha Këlliçi. – Rama ik! Shqipëria sot është e gjitha e derdhur këtu në shesh! Tirana sot është më e qartë, më e bukur se kurrë me ardhjen tuaj. Sot kemi miq nga e gjithë Shqipëria! Mirëserdhët dhe ju lumshin këmbët!
“Infektimi” nga reality show Big Brother nuk ka munguar as edhe në protestën e sotme, teksa Këlliçi pyet të pranishmit në shesh se ku është VIP-i, drejtuar Ramës për t’i treguar se sa shumë qytetarë janë të pranishëm për largimin e tij, largimin e korrupisonit.

Edhe pankartat e mbajtuara në duat e qytetarëve tregojnë se veten e ndjejnë prej vitesh në një burg izolimi që nuk po shohin dritën e shpresës dhe zhvillimit.