fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Bardhi: Burri i Ermonela Felajt, i vetmi prokuror që nuk i është nënshtruar vetingut

Tirana Press by Tirana Press
05/06/24 - 11:49
in Politikë
A A
Bardhi: Burri i Ermonela Felajt, i vetmi prokuror që nuk i është nënshtruar vetingut
4
VIEWS

Gjatë fjalës në Komisionin e Ligjeve ku po raporton nënkryetari KLP-së Tartar Bazaj, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se i vetmi prokuror që nuk i është nënshtruar procesit të vettingut është bashkëshorti i Ermonela Felajt, prokurori Bledar Valnikaj.

Bardhi tha se është në dijeni që ka një vendim gjykate, por sipas tij, kjo nuk e pengon që ai t’i nënshtrohet vetingut. Gjithashtu, Bardhi denoncoi edhe emërimet e familjarëve të tjerë Ermonela Felajt që kanë “pushtuar” Prokurorinë e Tiranës.

“Ka vetëm një rast. Po e them unë kush është. U referua si magjistrat. I vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar as sistemit të vettingut as sistemit të hyrjes si rishtar në sistemin e Drejtësisë është prokurori Bledar Valnikaj që rezulton të jetë bashkëshorti i deputetes se PS Ermonela Felaj. I vetmi prokuror që nuk i është nënshtruar procesit të vettingut në të dyja sistemet. Unë e di që ka një vendim gjykate, por kjo nuk e pengon që t’i nështrohet vetingut. Kemi një prokuroror, që është një nga prokuroritë më të rëndësishme në vend që nuk i është nënshtruar vetingut në të treja kriteret.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Ky Kuvend dhe Republika e Shqipërisë ka marrë një vendim që çdo prokuror që do të qëndrojë në sistem do të kalojë Vettigun, 3 pikat. Na rezulton vetëm një rast specifik. Emërimi i bërë nga KLP-ja pa iu nënshtruar asnjë prej sistemeve, qoftë ai klasik, qoftë ai rishtas, rezulon që një prokuror është shmangur të dyja sistemet. Një prokuror nuk ka kaluar sistemin e Vettingut. Janë emëruar 4 pjesëtarë nga një familje në një prokurori të vendit. Ky është rast unik. Ndjesë se nuk qenkan 4 por janë 3 anëtarë të një familjeje dhe një oficer i policisë gjyqësore. Por, sërish 4 anëtarë të një familje tek një institucion. Unë e shoh si shqetësim që 4 anëtarë të familjes së një deputete të PS kanë pushtuar Prokurorinë e Tiranës. E kanë bërë si pronë të familjes”, tha Bardhi.

“Është shumë shqetësim që 4 familjarë të një deputete socialiste kanë pushtuar prokurorinë e Tiranës. Pashë që për deputetët e PS dhe anëtarët e KLP që s’është shqetësim. E drejta juaj. Ju sugjeroj më duket ka nja dy motra e tre vëllezër deputetja në fjalë, Votojini dhe ata dhe çojini prokurorë te prokuroria e Tiranës dhe gjithë të tjetër degdisini në Gjirokastër, në Tiranë, ku të mundeni, domethënë prokuroria e Tiranës është pronë e kësaj familje”, shtoi ai

Tags: bardhibashkeshortiermonela felajprokuror

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Sherr me grushta në parlamentin Turk

Sherr me grushta në parlamentin Turk

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.