fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Banorët e tre fshatrave pa rrugë e pa urë, gjatë dimrit të izoluar dhe gjatë verës kalojnë lumin me makinë

Tirana Press by Tirana Press
22/03/24 - 11:57
in Sociale, Aktualitet
A A
Banorët e tre fshatrave pa rrugë e pa urë, gjatë dimrit të izoluar dhe gjatë verës kalojnë lumin me makinë
8
VIEWS

Banorët e tre fshatrave në ish/komunën Lumas në bashkinë e Kuçovës janë prej vitesh të izoluar me qendrën e ish/komunës dhe me qytetin. Kjo situatë vjen për shkak se ata nuk kanë asnjë rrugë lidhëse makinash, përveçse një ure me dërrasa mbi lum. Gjatë stinën së dimrit, banorët e fshatrave Pashtraj, Bardhaj dhe Velagosht kalojnë mbi këtë urë me dërrasa, e cila është e shkatërruar dhe dërrasat lëvizin të gjitha.

Mbi këtë urë kalojnë çdo ditë edhe fëmijët e arsimit 9-vjeçar, të cilët e kanë shkollën në fshatin Lumas. E vetmja rrugë makine që mund t’i lidhi ata me qytetin, në rastet kur kanë halle dhe urgjenca familjare është kalimi nga fshati Velagosht dhe dalja më pas në qytetin e Kuçovës, por kjo rrugë është jo vetëm e shkatërruar, por edhe zgjat më shumë se dy orë.

Kurse gjatë stinës së verës, banorët e këtyre fshatrave, për shkak të prurjeve të pakta të lumit, kalojnë në lum me mjetet e tyre ose me zetora. Banorët shprehen se kjo gjendje e rënduar vijon prej shumë vitesh, që kur të moshuarit ishin të rinj dhe askush nuk ka vënë dorë për të ndërhyrë me investime në këto zona.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Banorët pohojnë se rruga e fshatrave dhe ura u është premtuar në çdo fushatë elektorale dhe ka ngelur vetëm në kuadër të premtimeve. Sipas banorëve, ata janë ankuar prej vitesh në bashki, por askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Banorët shprehen se edhe pse e vetmja rrugë lidhëse që kanë është ura me dërrasa mbi lum, kjo urë është një rrezik permanent për ta dhe fëmijët, ndërkohë që- siç pohojnë vetë ata- në rastet e vdekjeve bëhet mjaft i vështirë transportimi i të ndjerit drejt varrezave të fshatit.

Tags: banorefshati lumasizolimkucovenuk kane ure

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Next Post

Emrat/ Të shtëna me armë zjarri në Shijak, 1 i plagosur

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.