Ish-presidenti, Bamir Topi ishte pjesë e tryezës së organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë.
Në tryezën e dialogut, me temë “Harku Opozitar Euro-Atlantik”, Topi tha se nuk është pjesë e asnjë partie politike, por është dëshmitar se si u rrënuan themelet e shtetit pas një marrëveshjeje të merrët në vitin 2008.
“Dua të sqaroj statutin tim në këtë tryeze, nuk jam pjesë e partive politike. Por për këtë çështje kam pasur rastin të njoh aktorët, protagonistët, e rrënimit të themeleve të shtetit nga pozicioni i kreut të shtetit në 2008. Është detyrim qytetar, intelektual, pasi zgjedhjet vërtetë realizohen si konkurrencë mes partive politike, por ata që janë burim i demokracisë janë njerëzit. Një zë i lirë individual është i rëndësishëm. Ftoj të gjithë politikanët t’i rikthehen marrëveshjes, e cila është komplekse dhe shumëdimensionale. Dobësoi rolin e presidentit”, tha Topi.