Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë e dyshes Berisha-Meta, Fredi Beleri është kapur në flagrancë nga policia e shtetit dhe më pas është arrestuar.
Deputeti që do të helenizonte Himarën është vënë në prangat e policisë me akuzën shit-blerje votash.
Beleri ndodhej në lokalin e tij në momentin e arrestimit.
Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe sipas nenit 328 të kushtetutës deputeti rrezikon deri në
5 vjet burg.
Kujtojmë se zgjedhjet do të zhvillohen të dielën në 14-maj.