fbpx
E diel, 29 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Arrestimi i nënë e bir/ Sherri për nipin nisi 6 vite më parë, përballja e bujshme e Natashës me ish-nusen: U tregove Kuçedër

Tirana Press by Tirana Press
21/02/24 - 02:19
in Aktualitet
A A
Arrestimi i nënë e bir/ Sherri për nipin nisi 6 vite më parë, përballja e bujshme e Natashës me ish-nusen: U tregove Kuçedër
14
VIEWS

Konflikti mes vjehrrës dhe nuses mbi kujdestarinë e djalit të mitur, është rikthyer sërish. Historia në fjalë, mes vjehrrës, Natasha Rombula dhe ish-nuses së djalit të saj, u kthye në një ndër më të komentuarat dhe me vëmendje të lartë nga publiku, për shkak të sensivitetit të çështjes, ku në qendër vendoset kujdestaria mbi djalin e mitur, prindërit e të cilit u divorcuan me bujë dhe akuza të ndërsjellta.

Pas një sage të gjatë seancash gjyqësore a tyre publike, drejtësia vendosi se kujdestaria i takon nënës të djalit të mitur, asokohe vetëm 3 vjeç. Po ashtu, gjykata vendosi që djali duhet të kalojnë të paktën dy herë në muaj fundjavat me të atin. Por qëndrimi me të atin duket se është kthyer sërish në problem social e po ashtu edhe ligjor.

Më 19 Mars 2017, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” të E Diela Shqiptare në u bë i njohur për publikun rasti i një nëne në prag divorci. “Forca ime është im bir”, kështu u shpreh Englantina para se të niste rrëfimin e dhimbshëm që lidhej me djalin e saj të mitur. Siç deklaroi e reja nga Kuçova në atë kohë, vjehrra e saj dhe i shoqi nuk e lejonin të takonte djalin.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Për ta bërë akoma më të qartë historinë, duke marrë versionet e të dyja palëve, Englantina pati një përballje televizive me Natashën një javë më vonë (26 Mars 2017). E vërteta e Natasha Rombulës ishte krejt e ndryshme. Sipas 67-vjeçares, nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe se vetëm “gjykata do jepte vendimin final për fëmijën”.

“Unë nuk ia lë se ajo është e papërgjegjshme. Vetë mamaja e Eglës më ka thënë se nuk ka besim tek ajo as për të larë e për të shpërlarë, për të hekurosur, si mund të kem unë besim për t’i lënë nipin tim?” shprehej e revoltuar Natasha. Ku nuk mungonin as ofendimet e rënda ndaj nuses së saj.

“Pse s’ke ardhur ta marrësh?”, i drejtohej ajo Englantinës. Ndërkohë, kjo e fundit e kundërshtonte duke hedhur akuza se vjehrra e saj “po e edukonte keq të birin duke e mbushur me urrejtje për të”.

Situata e tensionuar mes tyre nuk mbaroi këtu, daljet e tyre televizive ishin të shpeshta dhe pa asnjë konsensus.

Këtë të Mërkurë, historia ka marrë një kthesë tjetër. Duket se konfliktet nuk janë shuar për 6 vite me radhë, ndërsa Natasha Rombula dhe i biri i saj Armando Kumaraku kanë rënë në prangat e policisë. Arsyeja lidhet pikërisht me djalin e mitur, i cili sot është 10 vjeç.

Siç bën me dije Policia, ata u arrestuan në Sarandë pas një kallëzimi të bërë në Dhjetor të vitit të shkuar nga ish-nusja. Ata akuzohen se kanë përdorur të miturin në rrjetin social Tik Tok për të marrë shikueshmëri, duke e mësuar atë të përdorë fjalë banale.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në këtë rrjet, për t’u përballur me një sërë videosh që fatkeqësisht e konfirmojnë rastin aspak të zakontë. Madje e moshuara, shfaqet herë pas herë duke u futur live me të birin 44 vjeçar, e ku nuk mungojnë ofendimet dhe gjuha denigruese ndaj ish-nuses.

@natashaorigjinal @ARMANDO⭐️KUMARAKU⭐️KAQ⭐️MUABET #armandokumaraku ♬ original sound – NATASHA SARANDE
@natashaorigjinal

♬ πρωτότυπος ήχος – NATASHA SARANDE
Tags: historianatasha

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
“Do t’u vë flakën”/ Banorët e revoltuar, IKMT nis shembjen e ndërtesave në Fresk për Unazën e Madhe

“Do t’u vë flakën”/ Banorët e revoltuar, IKMT nis shembjen e ndërtesave në Fresk për Unazën e Madhe

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.