Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI, vihet nën akuzë edhe për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, ,iliarderin rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të OpenCorporates, oligarku rus rezulton pronar i kompanisë “TREMA ENGINEERING 2” i cili ka shtrirë biznesin e tij edhe në Shqipëri.
Kompania Trema Engineering 2 ka 33 % të aksioneve në hidrocentralin e Shushicës. Kjo kompani është në pronësi të STRATBAG AG, e cila rezulton me seli të regjistruar në Austri, me kapital 12 milionë euro. Njeriu i besuar i Vladimir Putinit, Oleg Deripaska, ka 25.9% të aksioneve në kompaninë STRATBAG AG, me të cilën kontrollon 33 % të hidrocentralit të Shushicës.https://www.youtube.com/embed/v9MV3_xvd6Y
Sipas dokumenteve, Idajet Ismailaj, Gentjan Filaj dhe njeriu i besuar i Vladimir Putinit (Oleg Deripaska), janë bashkëpronarë në kompaninë Shushica Hydropower, kompani që ka ndërtuar kaskadën e hidrocentraleve mbi Lumin Shushicë, për të shitur energji. Kontrata koncesionare është firmosur nga Etleva Kondi, drejtoresha e Koncesioneve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, e arrestuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve.