fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Akuzat për drogë, kryebashkiaku socialist në SPAK

Tirana Press by Tirana Press
22/05/24 - 11:00
in Politikë
A A
Akuzat për drogë, kryebashkiaku socialist në SPAK
8
VIEWS

Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide është paraqitur këtë të mërkurë në prokurorinë e Posaçme.

Hide akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, gjatë periudhës që ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës (para se të kandidonte për kryetar Bashkie i Libohovës në lokalet e 14 Majit 2023) dhe të fitonte mandatin nën logon e Partisë Socialiste.

Hetimet për rastin janë kryer nga Prokuroria e Gjirokastrës, që ka pasur në qendër kultivimin e kanabisit. Sipas hetimeve, Hide, si drejtues i policisë, ka shpërdoruar detyrën duke lejuar kultivimin e bimëve narkotike. Ka dyshime po ashtu, se së bashku me pjesëtarë të tjerë të policisë, ish-shefi i krimeve ka përfituar para në kërkim të mbrojtjes policore për trafikantët e drogës. Megjithatë, ndaj tij, nuk është ngritur ende akuza e korrupsionit apo ajo e grupit të strukturuar kriminal.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pasi Hide ka marrë postin e kryebashkiakut të Libohovës, prokuroria e Gjirokastrës shpalli kompetencë dhe e dërgoi dosjen te SPAK.

Në muajin mars, pas një seance në Gjykatën e posaçme, Hide dha një prononcim për gazetarët, duke lënë të hapur mundësinë për tu dorëhequr nga drejtimi i Bashkisë së Libohovës.

Intervista

Pyetje: Zoti Hide akuzoheni për shpërdorim detyre në kohën kur keni qenë drejtues në komisariatin e Gjirokastrës…

Leonard Hide: Po

Ju duke e ditur këtë fakt keni vendosur të kandidoni, a e keni deklaruar këtë fakt?

Hide: Jo, nuk kam qenë në dijeni fare.

Për çfarë ju akuzon prokuroria?

Hide: Për shpërdorim detyre.

Në lidhje me çfarë?

Hide: Me rastin kur kam qenë në kohën e ushtrimit të detyrës si shef krimesh.

Çfarë qëndrimi keni për këtë akuzë të prokurorisë?

Hide: Gjykimi bëhet në sallë.

Çfarë ka ndodhur në ato kontrolle, sepse thuhet në dosjen e prokurorisë së Gjirokastrës që janë shmangur (kontrollet për drogë) dhe ka dyshime për bashkëpunim (me trafikantët)?

Hide: Edhe njëherë gjykimet bëhen në sallë dhe s’kam ça të them tjetër.

E ndjeni të moralshme të jepni dorëheqjen për tu përballur me drejtësinë?

Hide: Patjetër, në qoftë se do duhet po.

Kush e merr vendimin për tu larguar?

Hide: Vetë unë.

Do largoheni nga zyra e kryetarit të Bashkisë për tu përballur me drejtësinë?

Hide: Po as bëhet fjalë.

Tags: akzua per trafik drogedeputet i PShide

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Incidenti në fluturimin Londër-Singapor, shkon në 71 numri i të lënduarve dhe 1 i vdekur

Incidenti në fluturimin Londër-Singapor, shkon në 71 numri i të lënduarve dhe 1 i vdekur

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.