Aktori i njohur, Mehdi Malkja, nga protesta para bashkisë së Tiranës, theksoi se qytetarët duhet të jenë të vendosur në kauzat e tyre për të qenë qëndresëtarë.
“Duhet të jemi qëndrestar. Si ata të Aleancës për mbrojtjen e Aleancës. Duhet të gdhihemi dhe presim këtu. Nuk mbulohet dot vjedhja me mbylljen e dritareve. Ju uroj shëndet dhe jetë të gjithëve.”, tha ai.
Protestuesit kanë sulmuar me vezë dhe mollë Bashkinë e Tiranës. Në shenjë ironie, ata kanë hedhur mollë, për shkak të emrit të një prej zyrtarëve të arrestuar të bashkisë, Redi Molla, si pjesë e një skeme korruptive.
Ndërkohë, këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak janë përplasur me policinë, pasi nuk i kanë lejuar ata që të futen në ambientet e këtij institucioni.