Aktori i cili ka luajtur Neo në filmin ‘The Matrix”, Keanu Reeves ka marë një urdhër mbrojtje ndaj një burri i cili pretendon se është familjar i aktorit.
Dokumentet u dorëzaun në gjykatën e Los Anxhelos, për të kërkuar mbrojtje nda Reeves dhe partneres së tij Alexandra Grant, ndaj një njeriu i cili ‘ i cili i ka ngacmuar ata’ për muaj të tërë. 38-vjecari në fjalë, Keith Dixon , thuhet se ka shkelur në pronën e aktorit gjashtë herë midis muajve nëntor dhe janar.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Dixon u përpoq të kishte kontakte me Reeves, dhe ka pretenduar se është një i afërm i tij.
Nuk është hera e parë që Reeves merr një urdhër ndalimi nga një përndjekës i dyshuar. Në vitin 2014, një grua e quajtur Kerry Colen Raus, u urdhëruar ti qëndronte larg aktorit pasi ajo u gjet duke notuar në pishinën e aktorit.