fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Ahmetaj i përfshirë tek inceneratorët/ Dokumentet tregojnë rolin e tij në krijimin e koncesionit të Elbasanit

Tirana Press by Tirana Press
26/02/23 - 12:20
in Aktualitet, Politikë
A A
Ahmetaj i përfshirë tek inceneratorët/ Dokumentet tregojnë rolin e tij në krijimin e koncesionit të Elbasanit
3
VIEWS

Ish-Zëvëndës Kryeministri Arben Ahmetaj, mbante një rol thelbësor në ndjekjen e procedurave në inceratorin e Elbasanit.

Dokumentet e siguruara tregojnë se si Ahmetaj, përmes vartësve të tij në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, përcaktoi të gjithë procedurën dhe vendimmarrjen e institucioneve të tjera të përfshira në proces.

Një dokument i datës 8 tetor 2014-të, që është firmosur nga Frederik Seiti, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së drejtuar nga Arben Ahmetaj, përcakton Zamir Stefanin si përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes në komisionin e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Por, cili ishte roli i Zamir Stefanit si anëtar i Komisionit? Përgjigjen e japin dëshmitë e dy anëtarëve të tjerë të komisionit që miratuan koncesionin dhe që janë marrë nën akuzë. Etleva Kondi, përfaqësuesja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në këtë koncesion thotë para SPAK:

“Me propozim edhe të juristit të Komisionit, i cili ishte në detyrën e drejtorit juridik dhe legjislacionit në Ministrinë e Zhvillimit, Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (fushë e veprimtarisë së të cilës ishin edhe vetë koncesionet), propozoi dhe argumentoi si ligjore dhe në përputhje me ligji me ligjin idenë e referimit të zhvillimit të procedurës në kushte emergjente, duke iu referuar ligjit për prokurimin publik, negociim pa shpallje, i cili na argumentoi se ligji për koncesionet nuk parashikon situata emergjente dhe konkretisht, dispozitat e këtij ligji shpreheshin se përveçse kur rregulloheshin ndryshe nga ky ligj, kuptimi i termave të përcaktuar në ligjin e prokurimit publik zbatohet për këtë ligj në përputhje me rrethanat. Konkretisht nenet 3, pika 19, si dhe nenin 33/1 të ligjit për prokurimin publik, për kushtet e emergjencës”.

Deklarata e Etleva Kondit përforcohet nga dëshmia po në SPAK e Bardhul Çabirit, që në komisionin e vlerësimit të ofertave ishte në cilësinë e përfaqësuesit të Bashkisë së Elbasanit. Çabiri u pyet se cilët ishin anëtarët e tjerë të komisionit, institucionet nga vinin dhe rolet e tyre. Në përgjigjen e tij ai shprehet:

“Zamir Stefani, i cili më duket vjen nga Ministria e Ekonomisë dhe ishte jurist dhe drejtonte të gjithë procesin nga ana juridike”.

Dy dëshmitë sugjerojnë se ideja për dhënien e koncesionit me negocim pa shpallje, që binte ndesh me parashikimet e ligjit të prokurimeve buron nga Ministria e drejtuar në atë kohë nga Arben Ahmetaj, duke vënë në dyshim të gjitha pretendimet e ish-ministrit se ka pasur zero rol në gjithë procesin.

Tags: Aren AhmetajInceratori Elbasanit

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Next Post
Escobar: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të ndikojë në stabilitetin rajonal

Escobar: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të ndikojë në stabilitetin rajonal

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.