Familja Lela lidhjet me muzikën i ka të kahershme në gjysmën e dytë të Shekullit XX. Origjina e tyre është nga fshati Frashër i qytetit të bukur të trëndafilave, Përmetit. Të njohur jo vetëm në fushën e orkestrimit por edhe në atë të këngës, vëllezërit Lela do të ishin një vulë e artë në folklorin e një vendi të vogël që quhet Shqipëri.
Se si u krijua kjo Dinasti dhe çfarë duhet të mësojë publiku më shumë për këtë familje plot talente të trashëguar ndër breza do të na flasë instrumentisti i njohur Z. Fatmir Lela
“28-vitet e arta të krijimtarisë së lirë”
Në një intervistë ekskluzive për Tirana Press, rrëfehet Profesor Fatmir Lela
Kur e ka zanafillën krijimi i kësaj dinastie?
Ne si origjinë domethënë stërgjyshi jonë ka qënë nga Leskoviku i Korçës.
Flitet për vitin 1840, ndërsa babai ka qënë datëlindja 1902 dhe që andej gjyshi ka ardhur në Përmet që bleu vreshta dhe u stabilizua aty. Si profesion babai e ka patur vreshtëtar njëkohësisht ishte dhe këngëtar shumë i mirë i binte dhe lahutës.
Në Përmet ishte i inkuadruar me muzikantët që shkonin nëpër dasma në Janinë, andej këtej dhe një klarinetist që punonin bashkë vjen dy vite më përpara në Tiranë dhe fillon punë këtu në sazet e Radios; bëhet fjalë për në kohën e Italisë.
Në atë kohë në institutin e folklorit ( Ish Radio Tirana e parë ) Italianët donin të bënin një pllakë me muzikë Italiane dhe muzikë shqipe. Dhe po diskutohej se kush do të këndonte dhe ky “vëllami i babait” tha filani duhet të vijë nga Përmeti ka zë të fortë, zë të mirë.
I bënë telegram dhe vjen babai, mbarojnë inçizimin, pllakën dhe i thotë vëllami do të rrish këtu, do marësh dhe fëmijët e do stabilizohesh e do të punojmë bashkë. Dhe ashtu ndodhi, u stabilizuam këtu në Tiranë, dhe babai filloi punë në sazet e radio Tiranës.
Këtu ai u ingranua dhe me muzikën tiranase. Liu Nushit që ka qënë me violinë këta ustallarët e vjetër, e punonin sëbashku në radio Tirana që inçizonin këngë të ndryshme sepse babai i binte edhe lahutës, kështu që ishte në formacion edhe me lahutë. Çobani vëllai i madh ishte 12 vjeç kur erdhëm nga Përmeti, aty fillon klarinetën.
I blemë një klarinetë dhe fillon i bie nga pak nga pak, mirëpo ky po mësonte një kaba të Selim Leskovikut, i vëllai i Hafize Leskovikut që ka qënë me sazet e para. Ne e kemi patur shtëpinë private tek Shallvaret dhe një ditë prej ditësh kur po i binte Çobani klarinetës në oborr vjen xhaxhai ( Vëllami i babait Jonuzi ) dhe e dëgjon që nga larg, sa dëgjoi hapat im vëlla mbyll klarinetën dhe futet brënda. I thotë xhaxhai Çobanit: ” Mos e mbyll klarinetën, hajde këtu të dëgjoj unë ( i vinte turp tim vëllai ) edhe e thirri e i tha:
“Ma bëj pak atë pjesën që po i bie tani kaban, luaje edhe një herë që ta dëgjoj xhaxhai”. Më në fund vëllai dhe pse ishte shumë i turpshëm luan pak, dhe ky ja rrëmben klarinetën nga dora edhe ja hedh në tokë e më pas i thotë babait :
” Dëgjo Mane Lela, djali jot është një talent, dhe do thërrasi Tirana o Çoban; prandaj gjithë ato që kë në kokë ti do ja mësosh djalit dhe djali do ecë shumë përpara”.
“Djemtë nga Leskoviku që kënduan dhe interpretuan bukur këngët e ëmbla të Shqipërisë së Mesme”
Filloi duke u ingranuar edhe im vëlla me klarinetë, pastaj edhe vëllai tjetër me fizarmonikë, pastaj edhe Myslymi me violinë, dhe me radhë edhe vëllai tjetër dhe në fund unë. Pastaj këtu u inkuadruam me aktivitete të ndryshme, psh unë kam qënë në Ansamblin e Ushtrisë profesionist, vëllai gjithashtu në ansambël shtetëror.
Unë pasi kreva ushtrinë fillova tek Hotel Dajti si instrumentist profesionist, në atë kohë formuam edhe “Grupin Lela” pranë Ministrisë së Kulturës ku në një festival të Gjirokastrës morëm pjesë, aty na pëlqeu shumë një francez dhe na mori për 17-vite rrjesht kemi bërë turne me francezin. E veçanta është se kemi patur në grup edhe këngëtarin e mirënjohur Mentor Xhemali.
Kemi dhënë mbi 200 koncerte në të gjithë sallat më prestigjoze të europës dhe kemi patur një sukses të pa arritshëm; sa që dy materialet e cd-s sonë sepse pas 2 vjetësh turnesh u propozua nga pala franceze që të bëhej një cd me familjen Lela në Përmet, të cilën e regjistruan në Francë dhe mbas 5 vjetëve që shitej nëpër botë, dhe që studiohej nga muzikologu caktuan dy materiale në muzikën botërore ‘Penxhere zotërisë sate dhe një kaba lushnjare’.
Kur e keni nisur turneun e parë?
Ne kemi filluar mbasi u ktheva unë nga ushtria në vitin 1974, u formua grupi Lela dhe filluam në Ansamblin Tirana të jepnim koncerte brënda vëndit por im vëlla kishte dhënë koncerte me ansamblin shtetëror me Çesk Zadenë. Kemi marrë pjesë në dekada në aktivitete të ndryshme dhe me më pas filluam 17 vite me këtë francezin pa ndalim deri sa vëllezërit e mi u ndanë nga kjo jetë. Sot është e trashëguar nga brezat e rinj, të gjithë nipa e mbesa janë muzikantë të diplomuar në instrumentë të ndryshëm.
Ndërsa unë si Fatmir kam 28 vjet krijimtari të lirë dhe kam 200 këngë të çertifikuara me të drejtat e autorit, me këngëtarët më në zsë qoft në vëndin tonë qoft edhe në Kosovë. Gjithashtu kam edhe një studio produksioni që punoj vetë, njëkohësisht kam nxjerë edhe shumë kuadro qoft instrumentista qoft edhe këngëtarë e këngëtare me kurset që kam angazhuar pranë studios.
Me muzikën Tiranase jemi dashuruar që në vegjëli, pasi për fat të mirë im vëlla Myslymi po dhe Çobani kanë punuar me vjehrrin e Fitnete Rexhës, ai ja injektoi në vena muzikën tiranase. Ai ishte instrumentist nga Leskoviku dhe punonte në Stamboll.
Pastaj që andej u shpërngul si instrumentist në Tiranë dhe këtu bleu një lokal që bënte muzikë të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut. Shumë materiale, shumë këngë të Shqipërisë së Mesme i solli ai që nga Turqia ku i bëm tekste.
Si kënga psh: Nëpër shtyllat e telefonit, janë shumë këngë që e kanë origjinën që andej që i ka sjellë vetë ky nga Turqia usta Brahimi i kan pas thënë. Me këtë kanë punuar dhe vëllezërit e mi që kanë mësuar mirë këngët e Shqipërisë së Mesme.
“Pra djemtë nga Leskoviku që këndojnë bukur këngën e shqipërisë së mesme, konkretisht këngën Tiranse “.
Më e bukura është kjo që vëllai im Myslymi të gjitha këngët e Shqipërisë së Mesme i ka lënë në 42 albume, për 25 vite demokraci ai ka bërë 42 albume me këngë të shqipërisë së mesme të cilat unë i kam në arkivën e familjes”.
Kjo është një mrekulli që ka bërë ai njeri i cili ka lënë trashëguar të gjithë këngët e Shqipërisë së mesme se do ishin harruar. Të gjitha këngët janë regjistruar nga ku ka çfarë mësojnë brezi i ri, njëkohësisht ai ka nxjerë dhe 10 klarinetista të rinj, në çdo 1 ose 2 albume që bënte të afronte ndonjë klafrinetist të talentuar, e mësonte dhe hop krijonte album me atë.
Pra ai ka qënë i apasionuar mbas muzikës së Shqipërisë së Mesme, e donte me shpirt.
E mbaj mend se ai ka pasur një dyqan te Ushtafri i pa njohur ku rregullonte vegla muzikore; mbaj mend që vinin gjithmonë këta ustallarët e vjetër po e po që vinin po edhe këta të rinjt që vinin aty. Mbaj mend kur vjen Shkëlzen Jetishi ishte i ri atëhere, edhe blen 12 albume nga Myslymi, i blen me lekë, edhe Myslymi i thotë:
Me qënë se ke blerë 12 albume 2 po ti fal, nuk e njihte se ishte i ri atëherë dhe Xeni vazhdon akoma dhe këndon këngët e Myslymit.
Tirana ka pas një këngëtare shumë të mirë në kohën e Cakes ( Hafsa Zyberi ) ka qënë një shtëpi te rruga Bardhyl shtëpia e Enver Keçit, atje mblidheshin zanatçinjtë dhe bënin muzikë Tiranse sepse Veri ishte merakli i këngve Tiranse dhe djali i vet ishte këngëtar i mrekullueshëm aq sa të gjitha këngët Myslymi nga ai i ka mësuar. Kur këndonte ai nëse e keni parasysh ato rruzat e rakisë kur është raki e mirë që e mban zinxhirin rruzë, ashtu i dilte kënga atij rruzë, quhej Shefki Keçi. Tirana për ne ka qënë një nënë e dytë në familjen tonë që na ka mbajt e na ka rrespektuar, njerëz bujar njerëz dashamirës.
Cilën keni më shumë për zemër Sazet e Përmetit apo këngët e ëmbla të Shqipërisë së Mesme?
Tani gjithsekush ka atë karakterin e vet dhe secila ka vlerat e saj, çdo trevë, edhe ato labet kanë vlerat e saj dhe nuk mund ti ndaj. Mirëpo unë do të thoja këtë: ” Shqipëria e Mesme ka disa perla që ato hyjnë në arie të muzikës, që do të thotë një gradë më e lartqë se sa kënga sepse kënga është forma më e thjeshtë e gjinisë së muzikës.
Ka disa këngë shumë të bukura që janë arie, dhe ato këngë nuk janë të ndikuara nga Turqia por janë këngë tabani të shqipërisë mesme dhe nuk janë këngë Elbasani.
Pra kjo tregon që në Tiranë ka pasur muzikantë të vjetër që bën këto këngë kaq të bukura si nga ana melodisë, nga ana e ritmikës ashtu edhe nga ana harmonisë, pra diçka më tepër se sa Jugu; sepse Jugu ka një muzikë që nuk ka një harmoni shumë të zhvilluar, ndërsa Tirana është më ndryshe.
“Im vëlla Myslymi ka lënë një thesar për brezat e rinj që do të vijnë, plot 42 albume ku janë regjistruar të gjitha këngët e Shqipërisë së Mesme, disa prej të cilave u është harruar edhe emri por që flen në fonotekën e familjes Lela”
Kush i trashëgon Sazet nga brezi i ri i famijes Lela?
Të gjithë niprit me djem me vajza të gjithë me këtë punë meren, e njëjta gjë edhe për këngën.
Profesor si ka qënë njohja me bashkëshorten tuaj?
Ka qënë e veçantë, sepse im vëlla Myslymi është martuar 3 herë, dhe gruan e tretë i tha ime më do të ta gjej vetë. Dhe e zgjodhi nga fshatrat e Përmetit, që jetonte në Shijak. Me qënë se Myslymi mori këtë gruan, unë mora motrën e saj, pra dy vëllezër që u bëm dy baxhanak.
Po zonja ka lidhje me fushën e muzikës?
Ajo shkruan tekste e njeh shumë mirë muzikën, u rrit me mua është kritikja më e mirë e imja. Meret me mbledhjen e arkivimit, sepse unë merem me punë të tjera.
A keni ndonjë projekt të ri që do ta publikoni së shpejti?
Unë jam i mbushur me projekte ( qesh ) por së shpejti kam dy projekte, njëra është Metoda për Lahutë dhe e dyta është se unë dua të ringjall të gjitha vallet e vjetra si të Shqipërisë së mesme ashtu dhe të jugut; dua ti ringjall sepse janë harruar por jo vetëm në sistemin audio por edhe të transkriptuara me nota, gjë e cila do të na duhej shumë neve si komb sepse këto meren dhe studiohen edhe në akademitë e huaja gjë e cila nuk është bërë, por mendoj se do t’ia arrij qëllimit nga shtatori ose tetori.
Mjeshtër Fatmiri cila është këshilla juaj për brezat e rinj rreth muzikës së artë popullore?
Kjo është një brengë e madhe për familjen tonë e sidomos për mua si studiues i muzikës tradicionale, është një mister shpirtëror i imi të cilin unë nuk gjej dot fjalë për ta shprehur keqardhjen.
Ka ardhur një kohë që janë futur shumë ndikimet e huaja në muzikën tradicionale aq shumë sa është për të ardhur keq, dhe këtu duhet të ndalemi ne të gjithë sa jemi dhe të gjithë institucionet për të vënë dorë sepse këtu te ne me të vërtetë 500 vjet kemi qenë të pushtuar nga Turqia por në shumë treva ka mbijetuar identiteti i muzikës, dhe për këtë duhen anoncuar këto vlera si në media, si në dorëshkrime si në literature sepse të rinjtë akoma nuk marrin direksione nga mediat dhe kjo gjë ka influencuar për brezat dhe muzika ka filluar të degradojë.
Kjo është një fatkeqësi e madhe kombëtare që gjithmonë e ngre si problem, por me sa duket e keqja është se pedagogjia jonë gjithmonë e ngre si problem por me sa duket e keqja është sepse pedagogjia jonë e institucioneve të larta nuk është e mirë arritur të kontrollojë teknikisht këto gjëra, se ne nuk jemi konservatorë në muzikën popullore siç e ka Bullgaria për shembull.
Bullgaria e ka që deri në Lice Artistik, muzikantët bëjnë muzikë të përgjithshme luajnë muzikë të përgjithshme, në klasën e pestë pedagogët shikojnë kush ka të dhëna të muzikës popullore e aneksojnë dhe e nxjerin të ndjekin studimet për muzikën tradicionale. Kjo është një mungesë e madhe e cila lë për të dëshiruar.
Çfarë premton Dinastia Lela për publikun?
E keqja është se këtu kanë depërtuar shumë rrymat e huaja dhe pak a shumë janë të influencuar dhe nipëria tek ne, si gjithandej. Por kryesorja është që ata janë në gjendje ta bëjnë dallimin e asaj që është tradicionale dhe asaj që është e huazuar sepse vetë këtu ka arritur gjendja që vetë njerëzit i kërkojnë të dyja format, ndaj dhe ata dashje pa dashje i bëjnë të dyja.
Po nga krijimtaria juaj cila është ajo vepra që keni më për zemër, apo si ndani dot?
Unë i kam bërë një këngë vëllait tim Myslym Lelës e titulluar ‘Qefe qefe kjo dynja’, me tekst dhe muzikë i kam bërë vet madje versionin e parë e kam kënduar vetë pastaj ja dhashë Mir Zyberit pastaj e morën me radhë të gjithë këngëtarët.
Ajo është kënga që unë e ruaj me fanatizëm dhe e dua më tepër.
“Për Tirana Press
Sara Fuga”