Nina Jakupi është 8-vjeçarja shqiptare, e cila arriti të dalë si vajza më inteligjente në mesin e konkurentëve të tjerë nga 44 shtete.
Nina mori pjesë në garën ndërkombëtare të Matematikës në Dubai. Ajo arriti të zgjidhte 45 ushtrimet matematikore brenda 2 minutave e 23 sekonda.
E vogla nga Prishtina tha se i pëlqen shumë matematika dhe se ka fituar tri çmime për garat në matematikë. Nina u shpreh se ka shumë dëshirë që të këtë sukses dhe se do të marrë pjesë në çdo konkurs.
“Më pëlqen shumë matematika, pasi ka diçka që më bën të ndihem shumë krenare. Kam dëshirë të kem sukses në çdo konkurs ku marr pjesë. Më thonë se je shumë e talentuar në matematikë”.
Nxënësja e shkollës fillore “Ismail Qemali“ në Prishtinë, Nina Jakupi, zuri vendin e parë në garën ndërkombëtare e inteligjencës në Dubai “Brainobrain Fest 2022″.