fbpx
E martë, 24 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

“100 mijë euro për 1 këngëtar”/ Rama kallëzohet në SPAK për mitingun e Athinës

Tirana Press by Tirana Press
16/05/24 - 10:24
in Politikë
A A
“100 mijë euro për 1 këngëtar”/ Rama kallëzohet në SPAK për mitingun e Athinës
7
VIEWS

Kryeministri Edi Rama është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme lidhur me takimin elektoral që zhvilloi në Athinë. Kallëzimi u depozitua në SPAK nga përfaqësues të opozitës, të cilët u shprehën se shkeljet ligjore të Ramës lidhen me fondet monetare, sipas tyre të shpërdoruara nga buxheti për këto aktivitete dhe detyrimin e administratës për të ndjekur fizikisht kryeministrin.

“Një emision investigativ ka nxjerrë me zë dhe figurë titullarë dhe drejtues të institucioneve të ndryshme në Shqipëri të cilët kanë mbushur furgonat autobusat kanë detyruar administratën të shkojë në takimin e kryeministrit në Athinë. Kjo është një gjë e patolerueshme për opozitën shqiptare. Kryeministri nuk mund të vazhdojë të manipulojë vjedhë votat e shqiptarëve dhe atë që ka bërë në Shqipëri tashmë kërkon ta bëjë në diasporë. Të gjitha faktet tashmë janë në SPAK”, tha për gazetarët anëtari i Kryesisë së PD-së, Indrit Hoxha.

“2 mln euro nga buxheti për mitingjet e Ramës”

“Shifrat kalojnë vlerën mbi 2 milionë eurove që kryeministri do të zhvillojë në të pestat takimet që kryeministri do të zhvillojë, në Athinë, Milano, Londër, Duseldorf për agjendën që ka paraqitur, por përveç vlerës ekonomike ka të bëjë me detyrimin e administratës publike i cili i organizon dhe i çon nëpër këto vende për të mbushur sallat e luksit nëpër këto takime show në cilësinë e Kryetarit të PS dhe jo të kryeministrit të vendit dhe nuk i kanë asnjë borxh qytetarët shqiptarë se përse duhet të paguajnë nga xhepi i tyre për këto vlera monetare Kryetarin e PS-së”, shtoi ai.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

“100 mijë euro për një këngëtar”

Adriana Kalaja solli të tjera detaje lidhur me fondet e shpenzuara nga kreu i qeverisë për pagesat e këngëtarëve, që Rama i mori me vete në takimin e Athinës.

“Kemi një informacion se vetëm një nga artistët që ka marrë pjesë në këtë takim është paguar 100 mijë euro”, tha Kalaja. “Ne e quajmë një fyerje për gjithë publikun. Për të kryer interesat e tij të tallavasë Edi Rama paguan me taksat tona shumë prej 100 mijë euro vetëm një artist”, shtoi.

Ajo saktësoi se përveç Ramës, të kallëzuar në SPAK janë edhe kryebashkiakë “të cilët janë evidentuar me zë dhe figurë se kanë qenë jo vetëm pjesëmarrës në takim, por kanë detyruar administratën nën varësi të tyre të jenë pjesë e këtij takimit”

Tags: koncerti en athinerama denoncohet ne spak.

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
“Mendova se më shau”, Mërnica tregon arysen pse i mori jetën policit 28-vjeç! Zbardhet dëshmia

“Mendova se më shau”, Mërnica tregon arysen pse i mori jetën policit 28-vjeç! Zbardhet dëshmia

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.