fbpx
E hënë, 2 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Zjarret në Finiq dhe Dropull, situata alarmante, Greqia nis dy avionë për shuarjen e flakëve nga ajri

Tirana Press by Tirana Press
10/07/24 - 09:18
in Showbiz
A A
Zjarret në Finiq dhe Dropull,  situata alarmante, Greqia nis dy avionë për shuarjen e flakëve nga ajri
4
VIEWS

 Dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 të Forcave Zjarrfikëse të Greqisë po asistojnë në operacionin për shuarjen e zjarrit të madh në Shqipëri.

Avionët, që do kenë bazën e tyre në aeroportin e Korfuzit, ndodhen tashmë në ishullin grek nga ku u ngritën mëngjesin e sotëm. Dërgimi i avionëve u paralajmërua nga autoritetet më pare, ndërkohë që është konfirmuar dhe nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shkruan në një postim:

Dy avionë të tipit Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në Dropull dhe Finiq.

Lexo mëShumë

DJ Crax ende në qeli, Noizy ka një mesazh për të: Procedurat për fat të keq…

Kërcenohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit

Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrëfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje.

Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate.

Mediat greke i kanë dhënë një hapësirë të madhe në portalet e tyre, zjarrit që prej dy ditësh ka shpërthyer në zonën e Dropullit që vijon të djegë sipas tyre në mënyrë të pakontrolluar zonat pyjore dhe kërcënon edhe zonat e banuara.

Prej disa ditësh, Bashkia e Dropullit dhe e Finiqit po përballen me zjarre masive, të cilat janë përhapur me shpejtësi.

Tags: Dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 të Forcave Zjarrfikëse të Greqisë po asistojnë në operacionin për shuarjen e zjarrit të madh në Shqipëri.

Artikuj të Ndërlidhur

DJ Crax ende në qeli, Noizy ka një mesazh për të: Procedurat për fat të keq…
Showbiz

DJ Crax ende në qeli, Noizy ka një mesazh për të: Procedurat për fat të keq…

18/08/24 - 09:35
2
Kërcenohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit
Showbiz

Kërcenohet në aeroport Bebe Rexha, i foli shqip sigurimit

18/08/24 - 09:21
4
Vendet me ujin më të pastër në Evropë, raporti i “Forbes”: Shqipëria e fundit në lista
Showbiz

Vendet me ujin më të pastër në Evropë, raporti i “Forbes”: Shqipëria e fundit në lista

03/08/24 - 09:41
14
“Babi më kërcënon me thikë që të dilja në Tik-Tok”, dërgohet për gjykim dosja për Tashën dhe të birin
Showbiz

“Babi më kërcënon me thikë që të dilja në Tik-Tok”, dërgohet për gjykim dosja për Tashën dhe të birin

02/08/24 - 10:56
13
Next Post
Merr fund turizmi patriotik, ulen ndjeshëm pushuesit nga Kosova që zgjedhin Shqipërinë, shkak çmimet

Merr fund turizmi patriotik, ulen ndjeshëm pushuesit nga Kosova që zgjedhin Shqipërinë, shkak çmimet

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.