fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Zbulohen arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, 15 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Tirana Press by Tirana Press
07/07/24 - 12:01
in Aktualitet
A A
Zbulohen arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, 15 të arrestuar dhe 3 në kërkim
9
VIEWS

Pas hetimeve dy-mujore, policia ka finalizuar operacioni policor “Summer” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operpacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjete e telefona celular.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore referuan materialet në Prokurori për disa shtetas që ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Prokuroria e Durrësit regjistroi procedimin penal, procedim i cili zgjati dy muaj.

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 16 shtetas, ku gjatë operacionit u ndaluan 13 shtetas dhe u shpallën në kërkim tre shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, të lëshuara nga Prokuroria, dhe konkretisht:

D. M., 53 vjeç, F. D., 44 vjeç, F. T., 57 vjeç, D. Sh., 33 vjeç, S. L., 34 vjeç, M. L., 29 vjeç, S. S., 32 vjeç, K. S., 34 vjeç,  M. J., 34 vjeç, E. P., 33 vjeç, G. T., 32 vjeç, banues në Durrës , R. K., 50 vjeç, banues në Shijak dhe Z. H., 48 vjeç, banues në Kavajë.

Si dhe u shpallën në kërkim pasi nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit shtetasit:

D. M., 41 vjeç, O. M., 20 vjeç, dhe  E. P., 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë  shtetasit Xh. Xh., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë dhe heroinë dhe M. M., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Policia i gjeti në banesë një armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe katër shtetas pasi janë gjetur me nga një sasi të vogël lënde narkotike  dhe ishin të shoqëruar me personat që u ndaluan.

Ne kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak,  qindra doza me lëndë narkotike të  dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Arsenali i armëve është gjetur gjatë operacionit në Kavajë në banesën e shtetasit Z.K ku u gjetën  tre armë zjarri dhe një armë gjahu,  një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit D.M, banues në Durrës i shpallur në kërkim dhe  një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit M. M., 23 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar në flagrancë.

Po punohet për kapjen e personave të  shpallur në kërkim dhe personave të  tjerë  të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tags: arme pa lejedurres

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
Tjetërsuan 7500 m2 tokë me dokumente të falsifikuara, prokuroria e Tiranës çon në gjyq ish-kreun e komunës Bërxullë dhe 3 të tjerë

Tjetërsuan 7500 m2 tokë me dokumente të falsifikuara, prokuroria e Tiranës çon në gjyq ish-kreun e komunës Bërxullë dhe 3 të tjerë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.