Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas zbulimit të “shtëpisë së barit” dhe armëve e municioneve në Shijak, ditën e djeshme.
Nga operacioni policor u arrestua Fredi Krasniqi dhe shpallur në kërkim i vëllai, Selman Krasniqi.
Burime bëjnë me dije se sipas sistemit TIMS, Selman Krasniqi rezulton të jetë në Itali.
Policia e Shtetit dyshon se janë të përfshirë edhe të tjerë persona në këtë aktivitet të paligjshëm që me gjasë kanë lidhje me grupet kriminale.