fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Vuçiç konfirmon: Pasoja të rënda nëse nuk pranojmë normalizimin e mardhënieve me Kosovën

Tirana Press by Tirana Press
24/01/23 - 08:50 - Updated On 04/02/23 - 12:58
in Rajoni
A A
Vuçiç konfirmon: Pasoja të rënda nëse nuk pranojmë normalizimin e mardhënieve me Kosovën

epa09763533 Serbian President Aleksandar Vucic addresses the media after a meeting with Greek Prime Minister Kyriakos Mitsotakis in Belgrade, Serbia, 16 February 2022. Prime Minister Mitsotakis is on an official state visit to Serbia. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

1
VIEWS

Presidenti Aleksandër Vuçiç një një takim me gazetarët, u shpreh se në mbledhjen me të dërguarin europian Miroslav Lajçak, të dërguarin amerikan Gabriel Escobar dhe të dërguarit e vendeve të tjera europiane, u shpre se i është thënë që të pranojë normalizimin e marrdhënieve me Kosovën. Mos pranimi do të çojë vendin në përballje me pasoja të rënda, si “ndërprerjen e proceseve integruese, ndërprerjen dhe tërheqjen e investimeve dhe me masat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do ta dëmtojnë Serbinë”.

Duke i cilësuar bisedimet e së premtes si shumë të vështira ai tha se në rast të refuzimit, për pak ditë do të hiqej regjimi i udhëtimit pa viza dhe do të ndërpriteshin investimet.

Serbia tha ai duhet ta ketë të qartë se cila është fuqia e saj dhe ajo e vendeve që mbështesin propozimin. Presidenti serb kujtoi se edhe (Slobodan) “Millosheviçi kishte besuar se asnjë bombë e NATO-s nuk do të bjerë, sepse ata përreth i kishin thënë se kjo nuk do të ndodhte dhe iu deshën disa ditë për ta kuptuar se bombat po binin nëpër Serbi”, duke iu referuar fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe pasi Beogradi refuzoi një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi në pranverën e vitit 1999.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Të hënën shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se pret përkushtim serioz dhe gatishmëri për angazhim konstruktiv nga Kosova dhe Serbia për ta çuar përpara propozimin evropian.

“Theksojmë se përparimi në këtë proces mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për të dyja palët. Unë vlerësoj se është mënyra e vetme për të ndalur këtë rreth vicioz të krizave në terren dhe për të zbutur rrezikun e përshkallëzimit të mëtutjeshëm”, tha zoti Borrell pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së me të cilët diskutoi gjatë ditës edhe për procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi pas vizitave të të dërguarve amerikanë dhe evropianë në Prishtinë e Beograd të premten.

Propozimi nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, por përfshinë përkushtimin e të dyja palëve për të mos penguar njëra tjetrën në proceset integruese dhe presidenti serb tha të hënën se kjo krijon hapësirë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Ai u shpreh i bindur se Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës e mbase edhe NATO-s dhe Serbia nuk ka mundësi të ndikojë.

Propozimi evropian parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Diplomatët sërish vunë theksin te marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Autoritetet në Prishtinë thonë se çështja e Asociacionit mund të trajtohet në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe se nuk mund të bëhet një mekanizëm një etnik sepse nuk është në frymën e Kushtetutës së vendit.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni është një detyrim ligjor ndërkombëtar për Kosovën dhe duhet të zbatohet.

Qeveria e Kosovës ritheksoi se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtejme, por nuk komentoi kërkesën e vendosur për Asociacionin, themelimi i të cilit për Beogradin është kusht që serbët në veriun e Kosovës të kthehen në institucionet vendase që i braktisën në nëntor të vitit të kaluar mes tensionesh lidhur me përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Rajoni

2-vjeçarja humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

29/08/24 - 09:14
6
Next Post
Arrihet marrëveshja, Xhulio Skuka transferohet në Francë për shifrën rekord

Arrihet marrëveshja, Xhulio Skuka transferohet në Francë për shifrën rekord

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.