fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Vrau të atin, pasi i masakroi të ëmën/ Zbulohet dëshmia e plotë e Klementin Islamajt

Tirana Press by Tirana Press
10/08/24 - 10:51
in Kronikë
A A
Vrau të atin, pasi i masakroi të ëmën/ Zbulohet dëshmia e plotë e Klementin Islamajt
10
VIEWS

Është zbardhur dëshmina e plotë të 41-vjeçarit Klementin Islamaj, i cili disa ditë më parë u arrestua nga policia nën akuzën “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike” nën dyshimet se vrau babanë e tij, pasi ky i fundit i kishte vrarë nënën. Edhe pse nën akuzë, ndaj Islamajt kanë shprehur solidaritet dhe pëkrahje gjithë familjarët e tij dhe banorë të fshatit. Madje ai u lejua nga policia të merrte pjesë edhe në ceremoninë mortore. Siç del nga dëshmia, ka qenë 69-vjeçari Hysen Islamaj i cili pasi ka vrarë 66-vjeçaren Shano Islamaj, ka kanosur e më pas qëlluar edhe të birin e tij.

“Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak. Në këtë moment kam parë se në korridor nga kuzhina e banesës erdhi babai im Hysen Islamaj ku, në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë “se çfarë kishte bërë” dhe ai mu përgjigj: “Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju” dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë”, thuhet në dëshminë e Islamajt.

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

Në këto kushte, më datë 06.08.2024, në orën 19:30, është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal, i shtetasit Klementin Islamaj.

Dëshmia e Klement Islamaj:

“Jam me banim në fshatin Shalës. Në shtëpi kam banuar me prindërit e mi Hysen dhe Shano Islamaj dhe para rreth dy muajsh kanë ardhur në banesë edhe dy fëmijët e mi, pasi jam i ndarë dhe fëmijët qëndrojnë me ish-bashkëshorten time.

Sot në mëngjes, jam zgjuar herët nga gjumi, rreth orës 05:00, dhe kam zgjuar mamanë që më bëri çantën gati për në punë dhe këtu kam parë se është zgjuar dhe babai im, i cili ka dalë nga shtëpia, ka marrë delet tona dhe është larguar. Pasi nëna më bëri gati çantën e bukës, kam marrë motorrin tim, të markës “Modena”, me ngjyrë të zezë, dhe kam shkuar tek lokali në qendër të fshatit, tek lokali i shtetasit Serjan Myrto, pasi e kisha lënë me shokun tim Erjon Domeri nga fshati Shalës që të pinim kafe dhe më pas të shkonim në punë.

Kur kam shkuar tek lokali, Erjonin e kam gjetur të ulur vetëm në një tavolinë jashtë lokalit. U ula me të dhe kam porositur kafe të cilën na e shërbeu e zonja e lokalit Adelina Myrto. Ishim duke pirë kafe me njëri-tjetrin dhe pas 10 minutash në lokal ka ardhur dhe daja im, shtetasi Nuri Tushi, i cili u ul së bashku me ne në tavolinë.

Pas rreth 2-3 minutash që Nuriu u ul në tavolinë me ne, kam dëgjuar zhurma, si të bërtitura njerëzish, që vinin nga drejtimi i shtëpisë sime. Nuk arrita dot ta fiksoj se kush pjesëtar i familjes ishte duke bërtitur. U shqetësova nisur nga fakti që dhe shoku im Erjoni më tha që këto zhurma vijnë nga shtëpia ime.

Menjëherë mora motorrin tim dhe jam nisur për tek shtëpia ime. Kur arrita tek shtëpia, në oborrin e saj, nuk ishte asnjë person. Lashë motorrin në oborr dhe më pas kam hyrë në banesë. Porta kryesore e banesës ishte plotësisht e hapur, siç e lëmë gjithmonë, ndërkohë në korridorin e banesës shikoj mamanë të shtrirë përdhe, me fytyrë nga sipër dhe shpinë nga pllakat, me këmbët nga ana e kësaj porte.

Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak. Në këtë moment kam parë se në korridor nga kuzhina e banesës erdhi babai im Hysen Islamaj ku, në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë “se çfarë kishte bërë” dhe ai mu përgjigj: “Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju” dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë.

Nga ky moment, jam tronditur shumë ku jam munduar t’i shmangem babait, shumë i tronditur nga ajo se çfarë pashë dhe mosgjetja e fëmijës, e kam qëlluar me grushta dhe shkelma babain, por nuk kam përdorur asnjë lloj sendi kur kam goditur babain. Pashë që babai është rrëzuar dhe kishte akoma shenja jete; në moment jam kthjelluar disi ku jam bërë pishman për goditjet e mija ku i kam dhënë dhe ndihmë për ta kthyer trupin me shpinë nga toka duke qenë se ai, kur u rrëzua, ra me brinjë gati përmbys. Pas kësaj, kam shkuar brenda në shtëpi për të parë nëse nëna ime ishte në jetë apo jo. Kur u afrova tek trupi i nënës, pashë që ajo po jepte frymën e fundit dhe një moment nuk reagoi më. Menjëherë pas kësaj, kam dalë në oborrin e banesës dhe kam thirrur me zë të lartë për njoftimin e ambulancës.

Kam fiksuar që aty pranë u ndodh dhe më dëgjoi shtetasi Ilirjan Avdiu, banor i fshatit Shalës, i cili ishte së bashku me shtetasin Izet Dauti. Pas thirrjeve të mia për ndihmë, të parët në banesë kanë ardhur shtetaset Mira Tushi dhe Mejdi Domeri dhe pas tyre shumë banorë të fshatit dhe familjarë të mij. Dua të them se personave që erdhën për të ndihmuar u kam pohuar se babai im kishte vrarë nënën time, ndërsa për babanë nuk mbaj mend në i kam thënë gjë apo jo.
Përsa u përket konflikteve në familje, deklaruesi ka pohuar faktin se, prej shumë vitesh, babai ushtronte dhunë verbale dhe fizike ndaj nënës së tij Shano Islamaj për motive xhelozie si dhe për shkak të shqetësimeve të shëndetit mendor”.

Tags: babai i vrau nenenDEKLARATEdjali; rrefishalesVrau babain

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Momenti kur avioni me 62 pasagjerë në bord rrëzohet në Brazil (Video)

Momenti kur avioni me 62 pasagjerë në bord rrëzohet në Brazil (Video)

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.