fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Vrasja e Pëllumb Metës, policia do të kryej dy eksperimente hetimore për të provuar nëse vajza arrin të…

Tirana Press by Tirana Press
02/03/24 - 02:43
in Kronikë
A A
19-vjeçarja mori përsipër vrasjen e babait në Durrës, policia zbardh të vërtetën e ngjarjes dhe tregon kush është autori
25
VIEWS

Policia e Durrësit ka vendosur të kryejë dy eksperimente hetimore, për të hedhur dritë mbi mekanizmin dhe autorësinë e vrasjes së Pëllumb Metës, në shtëpinë e tij në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta. Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babain, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Në kushte të tilla, është vendosur që vajza të dërgohet në një poligon dhe do t’i jepet një armë e të njëjtit kalibër me të cilën u krye vrasja. Ajo duhet t’iu dëshmojë hetuesve, sesi e përdori armën dhe ekzekutoi babain. Në këtë mënyrë, hetuesit do të mund të binden nëse ajo është e aftë të përdorë armë zjarri dhe të qëllojë 4 plumba. Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 4 fëmijëve.

Lexo mëShumë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles. Pas zbulimit të trupit, Hygerta pranoi krimin dhe tha se babai kishte vendosur ta fejonte me një emigrant pa dëshirë. Ndërsa pretendonte se babai I kishte dhunuar në mënyrë sistematike. Policia arrestoi më pas dy djemtë e viktimës dhe ishte Hyseni djali i madh që pranoi krimin.

Të dy janë tërhequr nga deklarimet e tyre dhe tashmë përmes eksperimenteve do të mund të hidhet dritë se kush e qëlloi Pëllumv Metën. Sa i përket motivit, policia ende nuk ka mundur ta përcaktojë atë. Ndërsa vijojnë hetimet për rolin e Blerina Metës, gruas së viktimës në ngjarjen e rëndë, e cila për momentin po hetohet në gjendje të lirë.

Tags: hetimetHygerta MetaPellumb metavrasja e babait

Artikuj të Ndërlidhur

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim
Kronikë

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

30/09/24 - 12:01
3
Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

30/09/24 - 08:38
20
Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Kronikë

Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve

09/09/24 - 08:58
3
Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

30/08/24 - 01:23
11
Next Post
Aksident në Elbasan, plagoset rëndë një person

Aksident në Elbasan, plagoset rëndë një person

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.