Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku reagoi në një konferencë për mediat mohoi kategorikisht se është tentuar që të fshihet vrasja në Pogradec. Ai tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar që të fshihet ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë Eglantin Proga.
Fjalimi i plotë:
Ka vijuar disinformuar i publikut lidhur me ngjarjen në Pogradec ku si pasojë e konflikti hubi jetën një 42-vjeçarit. Informoj opinionin” Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të policisë Pogradec është pabazë, në asnjë dyshin të arsyeshëm dhe si i tillë është skandaloz. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë asnjë punonjës policie s’ka tentuar të fshihet.
Ngjarja është vlerësuar maksimalisht. Nga policia është shkuar menjëherë në vendngjarje, është bërë njoftimi i spitalit, është ngritur grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat dhe janë shoqëruar personat e pranishme. Si rezultat i veprimeve profesionale nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes. U identifikua autori dhe 3 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi