Një 24-vjeçar, punonjës në aeroportin e Rinasit është arrestuar, pasi akuzohet se ka vjedhur një orë me vlerë 20 mijë euro në një prej bagazheve të udhëtarëve.
Arrestimi i punonjësit të ngarkim shkarkimit të bgazheve erdhi pas kallëzimit të një 30-vjeçari, se kushëririt të tij i mungonte, pas udhëtimit nga Rinasi në Athinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua ora e dyshuar e vjedhur, me vlerë rreth 20 000 euro.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rinas
Vodhi një orë të shtrenjtë, në një prej bagazheve të udhëtarëve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari, punonjës për ngarkim-shkarkimin e bagazheve, në vendqëndrimin e avionëve në Rinas.
Sekuestrohet ora me vlerë rreth 20 000 euro.