Reperi Getinjo vendosi papritur të ndërpresë me vullnetin e tij të plotë garën e “Big Brother VIP”. Ai tha se ishte tepër i bindur se ky vendim ishte për të mirën e tij, pasi nuk ishte futur në “BBVK” për të fituar.
Ai e kishte përmbushur misionin që i kishte vënë vetes, që publiku ta shihte siç Getinjo është në të vërtetë dhe të hiqte nga mendja e njerëzve të gjitha paragjykimet që kishin për të.
Reperi i famshëm tregoi anën e tij të butë e të ndjeshme edhe me partneren që gjeti brenda shtëpisë, Vivien Thanon. Ajo i dërgon çdo ditë mesazhe nga ekrani, ndërsa Getinjo e ndjek me dashuri. Mirëpo sot, ka vendosur të bëjë edhe diçka më shumë për t’i treguar se e ndjek dhe e mbështet, duke i dërguar një dron brenda shtëpisë.
“Të puth Geti shumë”- ishin fjalët e ëmbla në dron që e bënë Vivienin të shpërthejë në lot.