Ditën e sotme raportohet një vjedhje në mes të ditës në zonat më të popullore të kryeqytetit. Një shtetas 38 vjeçar ka vjedhur automjetin në pronësi të një shtetasje, pastaj po e transportonte me karrotrec për ta shitur më pas.
Policia kapi në flagrancë shtetasin me iniciale E. B., 38 vjeç, të cilit i vendosën prangat, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për përvetësim të mallrave të vjedhura.
Sipas raportimit të policisë shtetasi E. B. dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që dyshohen të vjedhura si automjeti dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular.
Vazhdon grupi hetimor për më tepër informacione.