Një sherr masiv ka ndodhur gjatë mesnatës midis policisë së Vlorës dhe disa qytetarëve në Lungomare. Dyshohet që konflikti të ketë nisur për sekuestrimin e disa monopatinave. Policia u sekuestroi Skuterat dhe Patinat, ndërsa të rinjtë u kthehen me shkopinj gomash.
Sipas qytetarëve, sherrin e ka nisur policia pasi kanë komunikuar shumë ashpër me të rinjtë dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike. Sipas dëshmitarëve, efektivët kanë nxjerrë dhe armët.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta të policisë. Mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici.
Nga pamjet shikohet efektivi i policisë teksa qëllon me shkop gome një nga të shoqëruarit që kundërshton.