fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Vetëvrasja e Fatbardha Palit, flet vëllai i saj: Motrës i vinte turp të ndahej…

Tirana Press by Tirana Press
05/02/24 - 01:36
in Aktualitet
A A
Vetëvrasja e Fatbardha Palit, flet vëllai i saj: Motrës i vinte turp të ndahej…
9
VIEWS

0pinioni publik në Greqi dhe në Shqipëri u shokua mbrëmjen e 2 shkurtit, pasi Fatbardha Pali i dha fund jetës së saj duke u vetëvarur. Shkaqet e këtij akti të rëndë ajo i shpjegoi përmes një statusi në Facebook, para se të vdiste. Ajo bënte fajtor bashkëshortin e saj, Ilir Palin, të cilin e akuzonte për tradhti dhe për dhunë.

Në lidhje me ngjarjen ka folur për gazetaren e “Shqipëria LIVE” Luçiana Hulej, vëllai i të ndjerës, Leonard Vasku, i cili shprehet se lajmin për vdekjen e të motrës e mori vetëm nga postimi në Facebook. Ndër të tjera, ai kërkoi hetimin e ngjarjes, teksa u shpreh se Fatbardha nuk i kishte treguar për problemet që kishte me bashkëshortin.

“Lajmin e kemi marrë vesh vetëm nëpërmjet Facebook-ut. Nuk na tha as bashkëshorti, as njeri tjetër. Ajo shkruante se fajtor për problemet ishte Iliri. Ajo nuk na kishte treguar për problemet që kishte. Javën e kaluar kisha folur për herë të fundit. Më tha që ishte mirë, e pyesnim për bashkëshortin, thoshte është mirë, në punë, në shtëpi. Nuk dija gjë se çfarë po ndodhte. Pasi pashë statusin, i telefonova por nuk na u përgjigj njeri. As Iliri, as vëllai i tij. Më mori nipi pastaj në orën 10 të darkës. Më tha që mami na la. Tha e gjetëm të varur. E pyeta si mund të ndodhte kjo gjë, më tha që nuk kishte debat me babain. Djali e dinte, më tha që i kishte parë debatet, ata kishin dy muaj që nuk rrinin bashkë në shtëpi, rrinin më vete në shtëpi me qira. Me sa pashë në Facebook, kishin probleme xhelozie.

Lexo mëShumë

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

Njëra nga ato gratë që përmendjen atje është gruaja e vëllait të Ilirit dhe tjetra e kushëririt të tij. Ato kanë jetuar në një qytet me Bardhën. Nuk e di nëse Iliri kishte gjë me to. Nuk e di pse është bërë ky problem. Unë e besoj atë që ka thënë motra ime. Nuk ka patur asnjëherë probleme psikologjike. Ajo i kishte lënë amanet djalit që të mos e fuste në shtëpi babain e tij me grua tjetër. Po ashtu që i kishte lënë 500 euro në xhepin e xhupit nipit 2 vjeç. Iliri kishte tërhequr paratë nga banka, aty ka nisur konflikti. Nipi më mori në telefon më tha për varrimin, që të flisja me babain tim. Ata nuk kanë fytyrë t’i dalin para pas asaj që ndodhi. Motra ime shkoi deri në këtë gjendje sepse i vinte zor të ndahej nga burri sepse nu ke ka bërë asnjë nga ne këtë. Ne jemi 7 motra e vëllezër. Nuk kemi pasur probleme dhe ajo kishte turp të ndahej, ksihte 33 vite martesë dhe djalin e kishte 25 vjeç. Ajo ka bërë shkatar Ilirin, unë dua të hetohet, ai mund ta ketë shtyrë drejt vetëvrasjes”, tha ai.

Tags: FATBARDHA PALIrrefimVellaiVrasje

Artikuj të Ndërlidhur

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës
Aktualitet

Tiranë, 24-vjeçari dhu*on bashkëjetuesen, ajo tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i banesës

31/08/24 - 11:18
9
Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan
Shqipëria

Konfirmohen edhe 3 raste të reja me virusin ‘Ethet e Nilit’ në Elbasan

31/08/24 - 08:59
7
Next Post
“Aksioni do përshkallëzohet edhe brenda Parlamentit”, Noka tregon skenarët: Sot kemi dy beteja. 

“Aksioni do përshkallëzohet edhe brenda Parlamentit”, Noka tregon skenarët: Sot kemi dy beteja. 

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.