Gjatë pasdites së të premtes banorët e shtëpisë më të madhe në vend janë dëfryer duke u larë në pishinë e duke kërcyer nën ritmet e muzikës të vendosura nga Vëllai i Madh.
Një kërcim i Kiarës me banorët e tjerë të shtëpisë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Luizit.
Gjatë një bisede me Dea Michel tek sa shtriheshin për të fjetur, ky i fundit ka shprehur pa kënaqësinë nga partnerja e tij moderatorja Kiara Tito.
Luizi: Si moj Dea kjo vendos të kërcejë me tjetër kënd të duket normale?
Në këtë moment në dhomë ka hyrë Kiara e cila i drejtohet këngetarit se:
Kiara: vazhdon ti me këtë diskutim?
Luizi: Po flas me Dean moj Kiara pse ndërhyn ti?
Kiara: Po flet për mua
Luizi: Po moj zemër po flas për ty e për veten
Por debati duket se nuk ka përfunduar pasi çifti në fjalë kanë vazhduar duke shprehur pa kënaqësitë që kanë ndaj njëri tjetrit.
Krisje mes çiftit? Kjo mbetet për tu parë pasi sërisht moderatorja i ka kërkuar këngëtarit hapsirë