Prej dy dekadash emigrimi në Greqi katër vëllezërit Gega, janë rikthyer vendin e tyre Roskovec duke investuar në bujqësi konkretisht në mbjelljen e 42 dylymëve me bajame apo rreth 1000 pemë të frutit të kulturës.
Pjesa më e madhe e vendit të tyre shquhej për ullinj, ndaj vëllezërit vendosën të sillnin një stil ndryshe dhe një ide të re inovative.
Sipas raportimit të vëllezërve Bilbili, Demiri, Agroni dhe Durim Gega shprehen se vendimi për të mbjellë një sipërfaqe prej 4,2 ha nuk ishte i lehtë duke parë se ky frut importohej nga Greqia dhe kërkesat ishin të shumta të tregut vendas.
Pra kjo për të ishte një ide e shkëlqyer ndaj vendosën që të merrnin fidanët në Greqi dhe të kenë sot këtë sipërfaqe me 1000 pemë bajame, për të nuk ishte aspak e thjeshtë, si çdo fillim që ka vështirësitë e veta arritën t’ia dilnin me sukses.
Sipas raportimit të tyre e dinin që do kishin fitime pasi ishin të parët që menduan një biznes të tillë dhe investuan me synime të qarta ku do ja dilnin më së miri dhe në shitjen e tyre duke qenë fruti i preferuar për shqiptarët.
Kështu që vëllezërit thonë se janë të kënaqur deri tani me prodhimin dhe shitjen në treg. Për to viti që kaloi ishte viti i parë i prodhimit të cilët morën afërsisht 20 kuintal bajame e ndërsa këtë vit shprehen se presin dyfishin e prodhimit.
Vëllezërit pavarësisht kontributit të tyre që kanë bërë deri sot, ata kanë nevojë për një përkrahje nga shteti zhvillimin e sipërmarrjes së tyre. Sipas raportimit të tyre ndihma e shtetit ishte karburanti, që edhe këtë vit kanë aplikuar por për ta nuk është e mjaftueshme.
Problemi kryesor është ujitja që e kanë shumë të vështirë për arsye të relievit kodrinor, nga ana tjetër kanë bërë përpjekje, të cilët kanë hapur një pus, por po hasin pengesa në shtrimin e energjisë elektrike për instalimin e pompave.
Përveç mbjelljes së bajameve vëllezërit janë së bashku të bashkuar edhe në të ardhurat e tyre, të cilët kanë kontribuar edhe në kulturat e tjera si mbjellja e grurit afërsisht 6 ha, gjithashtu edhe mbjelljen e 2 ha të frutit të shegës me shpenzimet e tyre.
Pra jo çdo investim apo biznes është i thjeshtë dhe mund të kenë super rezultate sepse varet gjithçka nga kërkesa dhe tregu i konsumatorëve të nevojave të tyre.
Vëllezërit japin një shembull për të gjithë të rinjtë që duhet të jenë hulumtues rreth realizimit të ideve duke zbuluar se për çfarë ka nevojë më së shumti audienca dhe në cilin sektor mund të kenë fitime dhe sukses.