Zbardhet raporti i Avokatit të Popullit, për rastin e vdekjes së të riut Lear Kurti, ku deklarohet se uniformat blu nuk kanë bërë ndërhyrjen në kohë për të shmangur tragjedinë.
Thuhet se efektivët e policisë nuk kanë qenë të qartë dhe kontradiktorë për shoqërimin e Kurtit në komisariat, si dhe nuk kanë marrë masa kur ky i fundit nuk është ndjerë mirë.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, shkak i vdekjes së Kurtit është bërë mbidiagnoza e Anatomo-Patologjike, e shkaktuar nga helimimi akut me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Ndërsa familjarët e Lear Kurtit kanë hedhur akuza për policinë, duke pohuar se djali i tyre kishte shenja dhune në trup.