fbpx
E martë, 3 Mars, 2026
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Varfëria tek të moshuarit, gjysma e pensionistëve po marrin pagesa të pjesshme

Tirana Press by Tirana Press
08/04/24 - 09:09
in Sociale
A A
Shkoi për të marrë pensionin, ndërron jetë në zyrën postare i moshuari
16
VIEWS

Në vitin 2023, gjysma e pensionistëve morën pagesa të pjesshme, për arsye se nuk kanë arritur të përmbushin kriteret e ligjit për Sigurimet Shoqërore për përfitimin e pagesave të plota. Të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se që nga zbatimi i reformës së pensioneve, përqindja e pensionistëve me pagesë të pjesshme është rritur ndjeshëm.

Më 2014 kishte 460,736 pensione pleqërie gjithsej, teksa 28% e tyre, ose 128,214 morën pagesa të pjesshme. Përqindja e pensionistëve me pagesa të pjesshme nga 28% në vitin 2014, arriti në 50% më 2024.

Ekspertët e sigurimeve shoqërore pohojnë se kjo përqindje do të zgjerohet më tej gjatë viteve në vijim, pasi aktualisht po del në pension brezi i tranzicionit që ka punuar në të zezë ose ka paguar shumë pak sigurime, duke mos përmbushur kriteret. Shumica e pensionistëve po përfundojnë me pagesa mujore afër pensionit minimal dhe atij social.

Lexo mëShumë

Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Personat që dolën në pension gjatë vitit 2023 morën pagesë mesatare rreth 15,569 lekë, vlerë kjo 15% më e ulët se pensioni mesatar për të gjithë pensionistët.

Teksa një numër gjithnjë e më i madh pensionistësh po marrin pagesa të pjesshme, nga ana tjetër, qeveria dhe sektori privat kanë përshpejtuar ritmet e rritjes së pagave, duke thelluar më tej pabarazinë në të ardhura ndërmjet pensionistëve dhe të punësuarve.

Tags: pagesapensionistevarferi

Artikuj të Ndërlidhur

Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?
Sociale

Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

17/01/26 - 02:14
67
Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
81
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
12
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Next Post
Dyshohet për zjarrvënie të qëllishme, digjet makina e zyrtares së Bashkisë Vlorë

Dyshohet për zjarrvënie të qëllishme, digjet makina e zyrtares së Bashkisë Vlorë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.