Një krim ka ndodhur në Volos të Greqisë me viktimë një 33-vjeçar nga Shqipëria dhe autor një bashkatdhetar 50-vjeçar. Erjon Pelivani është 33-vjeçari shqiptar që u vra nga bashkëshorti i motrës mbrëmjen e kaluar në Volos, Greqi.
50-vjeçari Fatmir Talellari ka marrë çiften dhe ka vrarë vëllain e gruas pasi vajza e tij nga martesa e parë, i kishte rrëfyer se 33-vjeçari e përdhunonte prej 9 vitesh. Vajza që tani është 18-vjeçe, i ka treguar babait se 33-vjeçari e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare , ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ai e shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do t’i publikonte video dhe foto të përdhunimeve.
Shqiptari e ka thirrur kunatin e tij për ndihmë pranë një fabrike dhe pas një debati e ka qëlluar me çifte. Pas kësaj ai ka telefonuar vetë policinë dhe iu ka rrëfyer krimin e kryer dhe motivin.
Ndërkohë, Prokuroria e Volosit ka urdhëruar marrjen në mbrojtje të vajzës 18 vjeçare të autorit të vrasjes. Ajo do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të konfirmojë edhe alibinë e autorit lidhur me ekzekutimin e Erjon Pelivanit.