Që prej ditës së djeshme është ndjerë ulja e temperaturave, ku termometri ka shënuar nën 4 gradë celcius.
Temperaturat janë ulur ndjeshëm, ndërsa në Dibër dhe Bulqizë kanë nisur reshjet e para të dëborës për vitin 2023.
Reshjet janë në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit. Prezencë dëbore ka edhe në afërsi të minierave të zonës D, në minierat e Martaneshit si dhe të Tërnovës.
Policia lokale bën thirrje drejtueseve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhir në rast nevoje pasi terreni është i vështirë!
Gjatë natës ka patur edhe reshje shiu. Qarku Dibër por nuk raportohet për dëme apo bllokime rrugësh në zona malore.