Një 39- vjeçar është arrestuar nga efektivët e Gardia di Financa në tren pasi udhëtonte me 2 kilogram kokainë me vete.
Orgi Jahaj, ishte nisur nga Lugano me destinacion kryeqytetin, Milano.
Burime bëjnë me dije se pasi mbërriti në stacionin ndërkombëtar të Chiasso u kontrollua nga policia ku iu gjet edhe lënda narkotike, kokainë.
Mediat italiane më tej shkruajnë se Orgi Jahaj u dërgua në burgun e Bassone dhe pritet të jepet edhe vendimi ndaj tij.