Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e së dielës në qytetin e Shkodrës. Si pasojë mbeti i plagosur 30-vjeçari, Ndue Preka.
Sipas policisë i riu kishte marrë një plumb në këmbë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Por, kush është Ndue Preka?
Ndue Preka, ose ndryshe si të gjithë e njohin “Noja”, nuk është një emër i panjohur për mediat dhe qytetarët. Vite më parë ai u bë i njohur për shkak të një video që bëri xhiron e rrjetit.
U plagos mbrëmë në Shkodër, kush është
Ai u bë “molla” e sherrit mes dy vajzave, Margarita Gjonit dhe Brisilda Rrokut. Margarita Gjoni shihej në video teksa dhunonte ish-shoqen e saj, Brisilda Rrokun, pasi kishte marrë vesh se kjo e fundit kishte kryer marrëdhënie seksuale me partnerin e saj, Ndue Prekën, teksa në video i referohej me emrin “Noja”.
Plagosja e Ndue Prekës në Shkodër, reagon Policia
Pjesë nga biseda mes vajzave në videon e bërë publike më 25 gusht 2020:
Brisilda Rroku: Kam ardh në 2 sahati prej pune ske qenë ti aty, edhe i kam thënë më jep 10 mijë lekëshin që më ke borxh se jam pa lekë, se janë edhe 100 mijë lekë të tjera që mi ka borxh filani dhe më ka thënë hajde pak mbrapa e të kallxoj. Edhe nejti tu më puth e tu më prek.
Margarita: E manej? Keni kry marrëdhënie. Nuk a marre me e than. A ke kry marrëdhënie me ta? Se një mashkull kur të puth kur të fut duart normal që qhesh. A je q me ta?
Brisilda Rroku: Vetëm një herë.
Margarita: Cohu. Ke shku me atë mashkull?
Brisilda Rroku:Vetëm një herë.
Margarita: Si a kenë puna, ma kallxo dhe një herë prej fillimit.
Brisilda Rroku: Ta kallxova nji herë, thashë më ka ngacmu puna e 10 mijë lekshit. Më tha mos e kallxo njeriu.