Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një shtetase e huaj ka lajmëruar ditën e djeshme (10 maj) policinë se ka gjetur në banesën e marrë me qira dy shoqet e saj të pajeta.ukrainase vdekje tirane mbidoze ilacesh.
Pas verifikimeve të menjëhershme të policisë është mësuar se shtetaset e huaja ishin nga Ukraina dhe gjendeshin në vendin tonë prej pak ditësh, ndërkohë që askush nuk di të thotë se cili ka qenë motivi i qëndrimit të tyre në Tiranë apo edhe i ardhjes në Shqipëri.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dhe e sendeve që janë gjendur aty, policia njoftoi zyrtarisht se dyshohet për konsumim ilaçesh me përbërës droge, por mjekësia Ligjore ende nuk është shprehu publikisht për rastin në fjalë. Pas ngjarjes është marrë në pyetje vajza tjetër që gjendej në të njëjtën banesë me ta, ndërkohë që dy viktimat janë gjendur të pajeta në vendet ku edhe dyshohet se kanë konsumuar medikamentet që iu kanë marrë jetën.
HETIMET
Një pallat në zonën e “Selvisë” në kryeqytet, u shndërrua në vendngjarje ditën e djeshme. Në një prej apartamenteve të tij, u gjetën të pajeta dy shtetase ukrainase, të moshës 25 dhe 40 vjeç, nga mikesha e tyre, e cila njoftoi policinë. Vajzat, që kishin ardhur në Shqipëri në fillim të këtij muaji, sipas policisë, dyshohet se kanë ndërruar jetë nga mbidoza. Në banesën e tyre, policia ka gjetur mbetje medikamentesh me përmbajtje narkotikësh, që dyshohet se janë konsumuar nga vajzat.
Gjithsesi, përgjigjen përfundimtare do ta japin ekspertimet biologjike dhe ato të ADN-së në policinë shkencore. Dyshimet shtohen edhe me tej, pasi Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, dy ditë më parë në një farmaci në zonën e 21 Dhjetorit, janë konfliktuar me një farmaciste, pasi kanë kërkuar të blejnë ilaçe depresioni, të cilat lëshohen vetëm me recete. Kur farmacistja ka refuzuar t’u japë medikamentet, vajzat janë bërë agresive.
Çelës për hetimin është dëshmia e shoqes së tyre të dhomës, Yeva Vorona, e cila ka mbërritur në Shqipëri para dy muajsh. Ishte pikërisht ajo që i gjeti vajzat e pajeta dhe njoftoi policinë. Vajza ka treguar se Antonina Kozachenko Anastasia Lopukhova kanë jetuar me qira ditore në zona të ndryshme të Tiranës. Në këtë apartament, kishin mbërritur të shtunën. Policia ka dyshime se vajzat mund të kenë mbërritur në Shqipëri si punonjëse seksi, megjithatë, hetimet do të hedhin dritë mbi të shkuarën e tyre.