Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Leskovik, ku një 49-vjeçar u gjet i djegur në kasollen e bagëtive. Policia bën me dije se zjarri ka nisur si pasojë e një qiriri të lënë ndezur, ku më pas flakët i morën jetën bariut.
Ai ka qenë në gjumë dhe nuk ka arritur të dalë nga banesa.
Kolonjë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.